e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani rikthehet ne krye te Superliges pas fitores ne Durres

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani rikthehet ne krye te Superliges pas fitores ne Durres

Pas fitores që arriti mbrëmjen e së dielës në Durrës ndaj Teutës, Partizani ka rimarrë kreun e renditjes në Superligën  shqiptare.

Ekipi i Partizanit fitoi në javën e 9­të të kampionatit ndaj Teutës në “Niko Dovana” me rezultatin 0­-1.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat e bardha 0­-0, ndërsa në 45 minutat e dyta djemtë e Starovës kalojnë në avantazh me anë të Trashit në minutën e 71′. Një asis i talentit Bardhi që shfrytëzohet mjaft mirë nga mesfushori 23­vjeçar duke e çuar topin në rrjetë.

Me këtë fitore Partizani ruan kreun i shkëputur me tre pikë nga Skënderbeu.