e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani e nis pa Mazrekajn. luhet si në derbi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani e nis pa Mazrekajn. luhet si në derbi

Partizani u ka dhënë fund dje përgatitjeve për Bylisin, ku gjatë paradites është zhvilluar një seancë, ndërsa në darkë të kuqtë janë grumbulluar në Fier. Seanca e djeshme ka qenë kryesisht e karakterit teknik, ku trajneri Agostineli ka provuar edhe një formacion të mundshëm.partizani agostineli vilaj Nga ajo që u pa në seancën e djeshme u la të kuptohej se ndaj Bylisit do të luhet me formacionin fitues të derbit. Përjashtim për sot bën vetëm Sukaj i dëmtuar dhe në vend të tij italiani dje programoi Raçiç.

Mentor Mazrekaj, që konsiderohet si një nga lojtarët më kualitativë të Partizanit në tre sezonet e fundit, duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe në 10 ditët e fundit është përgatitur normalisht me ekipin.

Në derbi trajneri Agostineli i dha disa minuta në fund të ndeshjes, por nga seanca e djeshme u la të kuptohej se italiani nuk e llogarit Mazrekajn as për transfertën e Ballshit. Lojtari ndihet gati, por nuk dihen arsyet pse trajneri nuk e përfshiu dje.

Gjithçka mund të ndodhë deri para fillimit të takimit, pasi praktika ka treguar se Agostineli ditën e ndeshjes nuk përzgjedh ata që ka piketuar si titullar në stërvitje. Gjatë minindeshjes së kontrollit, zv.trajneri Dalipi mori rolin e qendërmbrojtësit tek ekipi i dytë.

Kjo ndodhi pasi në seancën e djeshme ndodheshin vetëm lojtarët që do të grumbulloheshin për takimin me Bylisin. Në fund të seancës, stafi teknik ka punuar më gjatë me 7 lojtarë: Fejzullahu, Kalari, Atanda, Filipe, Torasa, Trashi dhe Vila. Më- sohet se programi shtesë i Agostinelit me këta lojtarë kishte të bënte në praktikimin e situatave kur në lojë ekzekutohen goditjet standarde.