e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani e Kevitan i prishin punë njëra-tjetrës, sherr mes lojtarëve në fund

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani e Kevitan i prishin punë njëra-tjetrës, sherr mes lojtarëve në fund

"Derbi", grushte për një pike

Kevitan dhe Partizani i prishin punë njëra-tjetrës. Me barazimin e djeshëm, asnjë prej skuadrave nuk ka përfituar nga ndalesa e Shënkollit dhe në këtë mënyrë ruhen të njëjtat pozita. kevitan partizani bNjë "derbi" që ka përfunduar me sherr mes lojtarëve të të dy ekipeve. Të kuqtë kalojnë të parët në avantazh me anë të Vatnikajt me 11-metërsh. Por, Kevitan barazon që në pjesën e parë. Në të dytën, skuadra e Pelinxhit luan dobët dhe Kevitani është më kërkues, sidomos pas futjes në lojë të Farrukut, duke krijuar disa mundësi shënimi, por Ujkashi, Saliaj dhe Pjetri humbasin shumë. Ndërkohë që Partizani ka krijuar vetëm dy raste shënimi, fillimisht Vatnikaj e më pas Do Karno, por pa rezultat. Në të 85-ën, Saliaj i Kevitan dëmtohet në kokë dhe bie pa ndjenja duke shkaktuar panik, por gjithçka qetësohet shpejt.

sherriTensioni - Pothuajse gjatë të gjithë takimit ka pasur nervozizëm e tension mes lojtarësh. Por, gjërat janë acaruar në fund të sfidës kur futbollistët e të dy ekipeve nuk kanë kursyer as grushtet mes tyre. Kanë ndërhyrë menjëherë drejtori teknik i Partizanit, Genc Tomori dhe presidenti i Kevitanit, Artan Singa, duke tërhequr lojtarët dhe duke qetësuar gjakrat. Përplasja ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Më pas, ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes janë shoqëruar deri disa kilometra larg fushës së Yrshekut me forca policie. Është hera e dytë që mes këtyre dy klubeve ka grindje. Kujtojmë se edhe në një miqësore Kevitani ndaj ekipit të parë të Partizanit, dy lojtarë janë grindur në fushë dhe jashtë saj.Abdulla Dushku

Kevitani-Partizani B 1-1

Golat: Tushaj 43'/ Vatnikaj 21'(p)

Kevitan: Malaj, Hajdari, Rapo, Vataj, Tushaj, Asllani, Pjetri, Hyseni (Farruku 58'), Saliaj (Hasa 88'), Levendi, Gjeçi (Ujkashi 65'). Trajner: Y.Shehu

Partizani B: Xhika, Qaqi, Karameto, Mema, Ramadani, Krasniqi (Limani 81'), Vidoviç, Fili, Vatnikaj (Lleshi 80'), Do Karno, Ismaili (Jaupaj 62'). Trajner: M.Pelinxhi

Kartonë të verdhë: Hyseni 25', Vataj 55', Malaj 91'/ Mema 84', Jaupaj 87', Karameto 93'

Gjyqtarë: E.Bastari, F.Mata, A.Koçiaj (Tiranë)

Vëzhgues: V.Luta (Tiranë)

Delegat: S.Demollari (Tiranë)

Veleçiku, mallkimi vazhdon

Mallkimi ndjek Veleçikun. Ashtu si dy javë më parë, edhe dje koplikasit u ndëshkuan në fund duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Gramshit. Vendësit shënuan dy herë që në pjesën e parë. Por, në të dytën pësuan dy gola. Të fundit në minutën e 90-të. Megjithatë, koplikasit vazhdojnë të renditen në mesin e tabelës.E.Ymeri

Veleçiku-Gramshi 2-2

Golat: Banushi 19', Duraku 37'/ L.Koçi 50', Dollani 90'

Veleçiku: Gjergji, Osmani, Peposhi, B.Çokaj, Guraj, Gokaj, Banushi, Pleshti, Duraku, D.Çokaj, Gashaj (Marsheta 85'). Trajner: B.Duli

Gramshi: Koçi, Topalli, Duraku, Biquku (Marishta 55'), Kaca (Pinari 46'), Panganika (Tata 42'), Zaimi, Dollani, Marishta, Goga, L.Koçi. Trajner: Sh.Lleshanaku

Kartonë të verdhë: Gokaj 27', Dollani 29', Goga 73'

Zgjohet Tirana B, Shënkolli nuk di të përfitojë

Ndalet Shënkolli. Lezhjanët nuk shkojnë më shumë se një barazim ndaj Tiranës B duke humbur një mundësi të mirë për t'u shkëputur edhe më shumë në krye, pasi ndjekëset direkte u ndalën në përballjet e tyre. Kaloshi në të 29-ën kalon bardheblutë në avantazh. Megjithatë, miqtë që shtojnë forcat në sulm, arrijnë të barazojnë rezultatin me anë të Çekës në të 59-ën. Kaloshi rrezikon sërish, por nuk arrin të shënojë. Ndërkohë, miqtë në dy raste, Çeka dhe Danaj rrezikuan, por pa sukses. Sfida nisi disa minuta me vonesë për shkak të mungesës së forcave të rendit. Shkëlqim Hasani

Tirana B-Shënkolli 1-1

Golat: Kaloshi 29'/ Çeka 59'

Tirana B: Caka, Lala (Bega 92'), Lamçe, Shpuza, Keqi, Arifi (Maçi 90'), Çangu, Sallaku, Kurti, Papa, Kaloshi. Trajner: K.Alimehmeti

Shënkolli: Ri.Danaj, Mata, Liçaj, Mirdita, Hidri, Çeka, Isaraj (Pjetrushi 79'), Pjetri (Dodaj 46'), Nekaj, Ru.Danaj, Kulli. Trajner: A.Bruka

Kartonë të verdhë: Sallaku 31', Arifi 33'/ Çeka 31'

Karton i kuq: Kaloshi 62', 90+4'

Gjyqtarë: Xh.Mema, R.Mersinasi, K.Cenaj

Vëzhgues: P.Brahja (Tiranë)

Delegat: S.Kalleshi (Shijak)

Luzi nis ringritjen, Vora ka kontestime

Luzi Junaited u është rikthyer fitoreve të mbijetesës duke mposhtur Vorën 3-2. Ka qenë një start fantastik ku Sabri Rroci, mbrojtës i majtë nga vija anësore afër goditjes së këndit i habit të gjithë me gjuajtjen e tij që përfundon në rrjetë. Miqtë e kanë të vështirë duke u mbështetur vetëm te Merdini, në një kohë që në sulmin e Luzit veçohet 16-vjeçari Tafa. Luzi përtej rezultatit, po fiton edhe lojtarët vendës si Bushi, Xeka, Tafa, Çullhaj apo Kaja. Ndërsa, miqtë kanë pretendime për lojë të fortë duke u shkaktuar dëmtime të lojtarëve.Feriz Ferizaj

Luzi Junaited-Vora 3-2

Golat: Rroci 1', Çullhaj 47', Tafa 54'/ Merdini 28', 68'

Luzi Junaited: Bushi, Meta (A.Bushi 72'), Dore, Boriçi, Rroci, Diop, Camara, Patozi (Kamberi 52'), Xeka (Tafa 50'), Çullhaj, Bangoura. Trajner: L.Lusha

Vora: Topi, Gurra, Metaj, Mullaj (Bardhi 41'), Elezi, Kacnia, Lala, Brahimaj, E.Fuçia (Çaushllari 58'), G.Fuçia, Merdini. Trajner: E.Topi

Kartonë të verdhë: Dore 25', Camara 85', Gurra 37', Brahimaj 45', Bardhi 62', Elezi 91'

Karton i kuq: G.Fuçia 62'

Gjyqtarë: E.Muça, E.Rrapi, T.Kasaj (Vlorë)

Vëzhgues: Sh.Balliu (Poliçan)

Delegat: E.Shkupi (Durrës)

Sukthi prek fundin, Egnatia hyn në garë

Egnatia zhyt në fund Sukthin, i cili tashmë rrezikon rënien nga kategoria. Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat. Pjesa e dytë ishte mjaft e bukur, teksa të dyja skuadrat u hodhën në sulm për të shënuar. Ishin vendësit ata që shënuan të parët në minutën 52-të me anë të Torres. Por, miqtë e Egnatias ua prishën shumë shpejt festën sukthianëve. Vata në të 65-ën barazoi përkohësisht shifrat. Shtatë minuta nga fundi, rrogozhinasit surprizojnë vendësit me anë të Myftarajt që i kalon në avantazh të tijtë. Egnatia hyn seriozisht në garë për ngjitjen. Armando Subashi

Sukthi-Egnatia 1-2

Golat: Torra 52'/ Vata 65', Myftaraj 83'

Sukthi: Haxhi, Zakova, Torra, Koleci, Taullau, Bula (Barçi 69'), Pagria, Maloku (Mara 65'), Hodo, Tavani, Shkëmbi. Trajner: D.Mehmeti

Egnatia: Rexhepaj, Kullolli, Vargu, Doçi (Barbosa 55'), Bakiasi, Gjyla, Baholli (Xhafa 57'), Karaj, Vata, Myftaraj, Lapardhaja. Trajner: M.Deda

Kartona të verdhë: Pagria 11', Taullau 42', Bula 63', Mara 72'/ Gjyla 24', Baholli 32'

Karton i kuq: Hodo 74'

Internacional nuk di të fitojë, Albpetroli i pathyeshëm

Një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat, por në pjesën e parë skuadra e Internacionalit ka qenë më kërkuese. Në minutën e 18-të është Selman Shkreta ai që shënon një gol të bukur brenda zonës. Më pas ka pasur edhe disa raste të tjera për shënim, por Mekolli, Meta e Laci nuk kanë mundur ta thellojnë. Në fraksionin e dytë është skuadra mike e Albpetrolit ajo që vihet në kërkim të golit, duke ushtruar presion dhe pas 10 minutash është krosimi i Dhramit në zonë, aty ku Përnezha duke qenë i lirë ka bërë që të realizojë golin e barazimit. Internacional mbetet sërish në zonën e ftohtë.Abdulla Dushku

Internacional-Albpetroli 1-1

Golat: S.Shkreta 18'/ Përnezha 55'

Interancionali: Biduli, Bregasi, N.Shkreta, Haka, Shefqeti, E.Muça (Shtinja 77'), D.Muça, S.Shkreta, Mekolli (Dini 46'), Meta (Jonuzi 66'), Laci. Trajner: A.Bedini

Albpetroli: Kapaj, Mbyeti, Përnezha (Islamaj 64'), Derka, Xh.Arapi (Ferko 56'), Andoni, Hatija, Hidërshai, B.Arapi, Prifti (Shpataraku 46'), Dhrami. Trajner: A.Kurti

Kartonë të verdhë: Laci 33', N.Shkreta 65', Dini 72'/ Derka 61', Dhrami 65', Kapo 70'

Gjyqtarë: K.Prenga, G.Koka, E.Vasili (Laç)

Vëzhgues: G.Gaçi (Tiranë)

Delegat: B.Labinoti (Tiranë)

Era i jep fitoren Memaliajt

Memaliaj duket se e ka kaluar momentin e vështirë që kaloi në derbin me Tepelenën. Skuadra e drejtuar nga Zhupa ka fituar lehtësisht 3-0 ndaj Bilisht Sportit. Takimi është luajtur pa tifozë, pasi fusha është e dënuar. Era e fuqishme ka penguar zhvillimin normal të asaj sfide. Në pjesën e dytë, vendësit që kanë pasur në favor edhe erën kanë arritur të shënojnë tre gola me Bilajn, Kristi Shehun dhe Himën me 11-metërsh. Miqtë nuk kanë mundur dot që të rezistonin në pjesën e dytë. Roland Suli

Memaliaj-Bilisht Sporti 3-0

Golat: Bilaj 62', K.Shehu 75', Hima 79'(p)

Memaliaj: Mustafaj, Gashi, Çaushaj, Caka, D.Shehu, K.Shehu (Shesani 80'), Bilaj, Hoxha (Kuçaj 50'), Hima, Jaupi, Hyka (Lala 84'). Trajner: A.Zhupa

Bilisht Sporti: Xhemollari, Pino, Koçi, Ziso, Rushitaj, Xhoga (Trakaj 80'), Osmani, Zeqollari, Maçolli, Ametlli (Ngjela 55'), Hysolli. Trajner: T.Meraku

Kartonë të verdhë: Caka 46', Xhemollari 62', Macolli 65', K.Shehu 65'

Gjyqtarë: L.Dosti, G.Balliu, K.Berberi (Berat)

Vëzhgues: A.Proda (Sarandë)

Delegat: K.Zaro (Sarandë)

Grupi A
Java e 14-të (6 mars)
LUZI JUNAITED-VORA 3-2
INTERNACIONAL-ALBPETROLI 1-1
VELEÇIKU-GRAMSHI 2-2
SUKTHI-EGNATIA 1-2
TIRANA B-SHËNKOLLI 1-1
KEVITAN-PARTIZANI B 1-1
Renditja
SKUADRA N F B H GOL P
1.SHËNKOLLI1 4 8 4 2 20-7 28
2.KEVITAN 14 7 4 3 19-14 25
3.PARTIZANI B 14 6 6 2 23-13 24
4.EGNATIA 14 7 3 4 21-18 24
5.ALBPETROLI 14 6 5 3 16-11 23
6.VELEÇIKU 14 4 8 2 16-14 20
7.VORA 14 4 6 4 20-17 18
8.GRAMSHI 14 4 3 7 15-16 15
9.INTERNACIONAL 14 2 6 6 12-18 12
10.LUZI J. 14 3 3 8 11-23 12
11.TIRANA B 14 3 3 8 18-32 12
12.SUKTHI 14 2 5 7 15-23 11
Java e 15-të (13 MARS)
GRAMSHI-INTERNACIONAL 15:00
ALBPETROLI-VORA 15:00
PARTIZANI B-TIRANA B 15:00
SHËNKOLLI-SUKTHI 15:00
EGNATIA-VELEÇIKU 15:00
KEVITAN-LUZI 2008 15:00