Naftëtari mbetet në krye, nuk e ndal as balta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kuçovarët fitojnë në Përrenjas, fusha në gjendje skandaloze
Naftëtarin nuk e ka ndalur as balta e Përrenjasit në marshimin e tij drejt Kategorisë së Parë. Në një terren shumë të vështirë ku pjesa më e madhe e fushës ishte e mbuluar nga balta, miqtë nga Kuçova janë treguar më të saktë se vendësit duke siguruar një 3-pikësh shumë të rëndësishëm në garën për të mbajtur deri në fund vendin e parë. Nga ana tjetër, vendësit kanë bërë gjithçka për të dalë me rezultat pozitiv, por nuk ia kanë arritur qëllimit.
Ndeshja
Në pjesën e parë mendon Mehmeti për t'i kaluar miqtë në avantazh. Me një goditje në formë krosi, lojtari i Naftëtarit habit të pranishmit dhe shënon.
Vendësit mundohen të reagojnë, por mungesat e Karajt dhe Altin Lleshit që la lojën që në fillim për shkak dëmtimi, ndihen shumë tek ekipi. Me avantazhin e kuçovarëve mbyllet pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis me përrenjsakët më kërkues në lojën e tyre duke shtuar forcat në sulm. Në të 68-ën, është Vreto që ekzekuton mjeshtërisht një 11-metërsh të fituar më herët nga Beqo dhe barazon shifrat. Por, baraspesha nuk zgjat shumë, pasi Zylyftarit nuk i shterojnë fuqitë dhe shënon golin e dytë për Naftëtarin. Në të 76-ën, një gabim i mbrojtjes vendëse rezulton fatal ku sulmuesi mik nuk fal dhe kalon sërish në avantazh Naftëtarin për t'i garantuar fitoren. Kështu, kuçovarët vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe e shohin edhe më afër Kategorinë e Parë. Edhe një herë tjetër, terreni i Përrenjasit tregoi se ndërhyrja në të është më se e nevojshme. Kushtet e fushës ishin shumë të vështira duke u bërë pengesë për një lojë normale. Ndërkaq, Naftëtari vazhdon të mbetet në krye të Grupit A, tri pikë më shumë se Tomori. Ledion Qoshku
Domosdova-Naftëtari 1-2
Golat: Vreto 68'(p)/ Mehmeti 22', Zylyftari 76'
Domosdova: Çelaj, Facja, Rira, Bozha, K.Lleshi (F.Rira 63'), Liçkollari (Bego 46'), Vreto, Duka, Toçka, A.Lleshi (Alilaj 15'), Beqo. Tr. E. Karriqi
Naftëtari: Kora, S.Gega, A.Gega, Kajo, Gucaj, Kopaçi (Marini 81'), Zylyftari, Shaba, Latifi (Pepa 85'), Mehmeti, Koroveshi. Trajner: F.Bacaj
Kartonë të verdhë: Toçka 22', Kajo 49', Koroveshi 51', Facja 61', Zylyftari 64', Beqo 90'
Gjyqtarë: K.Bajramaj, R.Dobruna, Xh.Moni
Përmeti proteston, Tomori shpëton në fund
Tomori vuan për fitoren e radhës. Beratasit e sigurojnë fitoren në Përmet në minutat e fundit. Mirani është njeriu gol i Tomorit që i siguron 3-pikëshin. Një takim i bukur dhe i luftuar nga të dyja skuadrat. Në të 69-ën, pas një goditje dënimi të Sakollarit, portierit mik i shpëton topi nga duart, por e rikuperon shpejt. Vendësit pretendojnë për gol, por gjyqtarët nuk mendojnë kështu. Në të 85-ën, Mirani provon me një goditje të fortë nga jashtë zone dhe arrin të shënojë duke i dhënë avantazhin Tomorit. Miqtë e menaxhojnë golin e shënuar deri në fund. Roland Suli
Përmeti-Tomori 0-1
Goli: Mirani 85'
Përmeti: Xhako, Dori, Këndella, Zaimi, Mihali, Karalliu, Shele, Franko (Çako 64'), Sakollari (Duro 89'), Petro, Metko (Qamo 88'). Trajner: B.Hajredini
Tomori: Kaloshi, Çaço, Bitri, Shura, H.Taraku (Sarollari 55'), Mirani, Topi, Isufi, Berberi, Dervishi, Kanapari. Trajner: G.Kaja
Kartonë të verdhë: Qamo 64', Xhako 70', Sakollari 87', Kanapari 72'
Karton i kuq: Mihali 29', 70'(2v)
Gjyqtarë: E.Halo, E.Tafili (Memaliaj), E.Nelaj (Gjirokastër)
Vëzhgues: Z.Jovani (Fier)
Delegat: Sh.Aliu (Delvinë)
Tre gola për 40 minuta, Tepelena nuk llogarit Gramozin
Kolonjarët e kanë nisur shumë keq takimin e luajtur në Maliq ndaj ekipit të Tepelenës, pasi që në 12 minutat e para kanë pësuar 2 gola. Kjo ka ardhur nga përvoja e pakët që kanë lojtarët e rinj pas përjashtimit të futbollistëve me eksperiencë. Në minutën e 40-të janë përsëri miqtë me autor Cana që shënon golin e tretë. Kolonjarët ngushtojnë në të 50-ën me anë të Byrekut. 7 minuta më vonë, Gramozi ka pasur rastin më të pastër për të shënuar golin e dytë me anë të Metes, por ky i fundit gabon. Miqtë e ruajnë avantazhin deri në fund të ndeshjes. Koço Lilo
Gramozi-Tepelena 1-3
Golat: Byreku 50'/ Aliaj 7', Cana 12', 40'
Gramozi: Metko, Faslliaj, Sula, Lice (Byreku 46'), Maze, Çarçani (Hodo 46'), Çaushi (Arçani 89'), Mydini, Gramo, Lumani, Mete. Trajner: S.Rustemi
Tepelena: Sunda, Luiz, Skënderaj, Brahimi, Sakaj, David, Cana, Stavri, Aliaj (Karaj 90'), Rustemi, Sulaj. Trajner: I.Selimi
Kartonë të verdhë: Lumani, Cana
Gjyqtarë: E.Alliaj, Q.Shehaj, S.Hanaqi (Patos)
Vëzhgues: V.Angjo (Pogradec)
Delegat: Gj.Avramushi (Korça)
Orikumi shpërthen në derbi, Himara prek fundin
Derbi bregdetar ka përfunduar me fitoren e Orikumit me rezultatin e thellë 3-0. Ndërsa, Himara prek fundin e renditjes dhe rënia në Kategorinë e Dytë është më pranë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Teki Xhemali, pasi Albert Haxhiaj ishte i dënuar, nuk e ka diskutuar fitoren. Goli i parë është shënuar nga Capoj në minutën e 6-të. Dy minuta më vonë ka qenë Hoxha që ka dyfishuar rezultatin për Orikumin. Në pjesën e dytë ka pasur vend edhe për golin e Nurçes në minutën e 88-të, i cili kompleton fitoren e të tijve. Me këtë fitore Orikumi ngelet në vendin e tretë.Kastriot Brahimaj
Himara-Orikumi 0-3
Golat: Capoj 6', Hoxha 8', Nurçe 88'
Himara: Sadikllari, Hyso, Dervishi, Hoxha, Muçollari, Shenaj, Plaka, Bako (Qorukaj 48'), J.Prifti, K.Prifti, Shehaj. Trajner: Sh.Imeraj
Orikumi: Hasani, Hoxha, Gjipali, Troka, Nurçe, Gjondeda (Xhelili 46'), Xhuveli, Kambo, Capoj (Kongjoni 80'), Blushi, Berdo. Trajner: T.Xhemali
Kartonë të verdhë: Hyso, Shenaj, K.Prifti, J.Prifti/ Hoxha, Capoj
Gjyqtarë: I.Ujka, E.Burgu, E.Veseli (Fushë Krujë)
Festë në Skrapar, skuadra nuk është më e fundit
Një ndeshje e dyluftuar nga të dyja skuadrat që kërkonin fitoren dhe Skrapari më i vendosur që ka pasur raste të shumta si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën. Në fund, vendësit kanë arritur të fitojnë duke iu larguar për herë të parë gjatë këtij kampionati vendit të fundit. Në pjesën e dytë, Skrapari ushtron më shumë presion dhe në minutat 46, 52, 56 dhe 59 nëpërmjet futbollistëve Guri, Veisllari, Lilaj dhe Rustaj janë shumë pranë golit, por pa rezultat. Në një aksion model, Avdo-Jaho-Guri, ky i fundit shënon golin e vetëm të takimit. Arben Çepani
Skrapari-Delvina 1-0
Goli: Guri 75'
Skrapari: Spahiu, Kurti, Lilaj, Rustaj, Tujani, Veisllari (Arza 55'), Karamani, Avdo, Dosti (E.Myftari 85'), Guri, Jaho. Trajner: A.Spahiu
Delvina: Çallari, Do.Mehmeti, Braculla, Qoku, E.Metaj (D.Metaj 65'), M.Çuno, Imeri, Hakarepi, Sopjani, S.Çuno, V.Myftari (Cama 65'). Trajner: Dr.Mehmeti
Kartonë të verdhë: Imeri 35', Hakarepi 56'
Karton i kuq: E.Myftari 80, 85'(2v)
Gjyqtarë: O.Çela, S.Met'hoxha, M.Sina (Lushnjë)
Vëzhgues: I.Ziraj (Kuçovë)
Delegat: D.Dume (Kuçovë)
Grupi B
Java e 14-të (6 MARS)
GRAMOZI-TEPELENA 1-3
DOMOSDOVA-NAFTËTARI 1-2
MEMALIAJ-BILISHT SPORT 3-0
HIMARA-ORIKUMI 0-3
PËRMETI-TOMORI 0-1
SKRAPARI-DELVINA 1-0
Renditja
SKUADRA N F B H GOL P
1.NAFTËTARI 14 12 0 2 32-9 36
2.TOMORI 14 11 0 3 31-7 33
3.ORIKUMI 14 8 1 5 25-14 25
4.BILISHT SPORT 13 8 0 5 22-21 24
5.TEPELENA 13 7 2 4 24-18 23
6.MEMALIAJ 13 7 1 5 21-15 22
7.DOMOSDOVA 14 6 1 7 25-18 19
8.DELVINA 14 5 3 6 21-19 18
9.PËRMETI 13 5 2 6 16-21 17
10.GRAMOZI 14 4 2 8 18-29 14
11.SKRAPARI 14 2 0 12 15-51 6
12.HIMARA 14 1 0 13 8-34 3
Java e 15-të (13 MARS)
BILISHT SPORT-DOMOSDOVA 15:00
NAFTËTARI-TEPELENA 15:00
DELVINA-PËRMETI 15:00
TOMORI-HIMARA 15:00
ORIKUMI-MEMALIAJ 15:00
SKRAPARI-GRAMOZI 15:00