e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani-Skënderbeu 1-1, Vangjeli barazon shifrat (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani-Skënderbeu 1-1, Vangjeli barazon shifrat (VIDEO)



Ka përfunduar dhe takimi i fundit për javën e 26-të të Superiores mes Partizanit dhe Skënderbeut. Nuk ka fitues në "Qemal Stafa", supersfida për titullin është mbyller me rezultatin e barabartë 1-1.

partizani skenderbeu

PARTIZANI- SKENDERBEU 1-1
Golat: Raçiç 20'/ Vangjeli 89´

Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Bicaj, Kalari, Filipe, Batha,Trashi, Vila, Torasa, Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Latifi, Lilaj,Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa

Pjesa e parë- 45 minuta të luftuara nga të dy ekipet, ndalesa dhe dëmtime dhe një gol i shënuar. Vendasit e nisin mjaft mirë takimin, duke fituar disa goditje të lira ndërsa vendosin në rrezik dy herë portën e Shehit me anë të serbit Raçiç, i cili të dytën herë finalizon me sukses.

Të kuqtë zhvillojnë një pjesë të parë pothuajse përfekte ku arrijnë dhe të marrin avantazhin në minutën e 20´ . Është Torasa që kroson për sulmuesin shtatlartë të vendasve që ndodhet në zonë ku përballë Shehit gjuan fuqishëm realizon. Gardianit të korçarëve i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë, duke dalë i humbur në përballjen me sulmuesin e "demave të kuq". Në minutat në vazhdim skuadra e Josës përpiqet të marrë kontrollin e topit dhe të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Partizanit, por nuk ja del, duke e mbyllur fraksionin e parë në disavantazh 1-0.


Minutat

Mbyllet takimi në "Qemal Stafa" Partizani 1-1 Skënderbeu.
90'+4´
Goditje dënimi për Partiznain, e ekzekuton Gomes, grushton Shehi.
90'+3´
Zëvendësim te Partizani, del Torasa, futet Bardhi.
90´
Osmani ndë shkohet me kartonin e dytë të verdhë, del me të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.
89´ GOOL!
Vangjeli realizon golin e barazimit për Skënderbeun.
84´
Daja tenton nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.
82´
Zëvendësim te Partizani. Futet Daja, del Raçiç.
81´
Pasi qetësohet situata, gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.
79´
Tension në fushën e lojës, lojtarët përplasen me njëri- tjetrin. Torasa përplaset me Eskerdinjen, Batha me Osmanin, ndëshkohen me të verdhë.
77´
Raçiç merr përsipër të ekzekutojë penalltinë, por nuk ja del përballë Shehit i cili pret me mjeshtëri.
76´
Eskerdinja ndërhyn ndaj Torasës brenda zone, gjyqtari Jorgji akordon 11-metërsh për të kuqtë.
71´
Partizani ka shansin të dyfishojë rezultatin me Raçiç përsëri, i cili rrëmben një top brenda zonëss së Shehit, por gjuajtja ishte e dobët duke e pritur lehtësisht gardiani i korçarëve.
69´
Zëvendësim te Skënderbeu. Del Orelesi, futet Eskerdinja.
66´
Goditje këndi për Partizanin, e ekzekuton Torasa, top i lartë, Raçiç godet me kokë por kontrollon Shehi qetësisht.
63´
Progni tenton nga distanca me të djathten por jashtë kuadratit.
61´
Kore ofenduese nga tifozët e Partizanit, gjyqtari Jorgji i kërkon kapitenit Hoxha të qetësojë Guerrilsat.
60´
Goditje dënimi për Skënderbeun. E ekzekuton Progni, devijon njëri nga lojtarët e Skënderbeut, por pret Hoxha.
59´
Zëvendësim te Skënderbeu, del Latifi, futet Progni.
56´
Vangjeli provon nga e djathta gjuan drejt portës por jashtë kuadratit.
53´
Skënderbeu merr kontrollin e topit, luajnë me topa të gjatë por largojnë vendasit.
48´
Goditje dënimi për Partiznain, e ekzekuton Trashi, largojnë lojtarët e Skënderbebut.
47´
Raçiç niset i vetëm në kundërsulm, pason për Lorenc Trashin, por ky i fundit nuk arrinë të godasë portën e Skënderbeut.
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Partizanin me golin e shënuar nga serbi Raçiç.
Akordohen 3 minuta shtesë
43´
Sulmuesi serb rikthehet në fushë, vazhdon loja normalisht.
40´
Raçiç përplaset me Orelesin në dyluftim në ajër, mbetet i shtrirë në fushë.
39´
Orelesi ndëshkohet me karton të verdhë.
37´
Abazi shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
35´
Goditje këndi për Skënderbeun. E ekzekuton Latifi, largon Batha.
30´
Korçarët vihen në kërkim të golit të barazimit, tentojnë të gjejnë hapësira për të finalizuar aksionet por nuk ja dalin përballë mbrojtjes vendasve.
26´
Skënderbeu merr kontrollin e topit, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e vendasve, por mbyllin mirë të kuqtë.
20´
GOOL! Raçiç kalon Partizanin në avantazh. Atë që nuk e bëri në minutën e 19´ sulmuesi serb e bën një minutë më pas. Torasa kroson nga e majta për Raçiç në zonë, i cili gjuan menjëherë përballë portës, ku Shehit i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë.
19´
Goditje këndi për Partizanin, e ekzekuton Torasa, topi përfundon në zonë, Atanda gjuan me kokë, topi përfundon në këmbët e Raçiç i cili godet lehtë por pret Shehi.
17´
Raçiç provon nga distanca por asnjë rrezik për Shehin.
14´
Partizani ka shansin të përfitojë nga një goditje dënimi por vendasit nuk shfrytëzojnë siç duhet.
12´
minuta të luftuara nga të dy skuadrat, kundërsulme të shpejta por që asnjëra nuk arrin të finalizojë.
08´
Xhejms driblon Trashin, niset me shpejtësi drejt zonës, kroson por topi devijohet nga mbrojtja e kuqe.
06´
Skënderbeu merr kontrollin e topit, qarkullon dhe kundërsulmon, por mbyllin vendasit.
03´
Partizani e nis mirë, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Skënderbeut, tenton nga një goditje dënimi me Filipe por largojnë korçarët.
Starton ndeshja në "Qemal Stafa"