Partizani-Skënderbeu 1-0, Raçiç kalon në avantazh vendasit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Po luhet takimi i fundit për javën e 26-të të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa".
Të kuqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 20 të sfidës me anë të sulmuesit serb, Raçiç.
PARTIZANI- SKENDERBEU 1-0
Golat: Raçiç 20´
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Bicaj, Kalari, Filipe, Batha,Trashi, Vila, Torasa, Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Latifi, Lilaj,Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa
Pjesa e parë- 45 minuta të luftuara nga të dy ekipet, ndalesa dhe dëmtime dhe një gol i shënuar. Vendasit e nisin mjaft mirë takimin, duke fituar disa goditje të lira ndërsa vendosin në rrezik dy herë portën e Shehit me anë të serbit Raçiç, i cili të dytën herë finalizon me sukses.
Të kuqtë zhvillojnë një pjesë të parë pothuajse përfekte ku arrijnë dhe të marrin avantazhin në minutën e 20´ . Është Torasa që kroson për sulmuesin shtatlartë të vendasve që ndodhet në zonë ku përballë Shehit gjuan fuqishëm realizon. Gardianit të korçarëve i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë, duke dalë i humbur në përballjen me sulmuesin e "demave të kuq". Në minutat në vazhdim skuadra e Josës përpiqet të marrë kontrollin e topit dhe të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Partizanit, por nuk ja del, duke e mbyllur fraksionin e parë në disavantazh 1-0.
Minutat
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Partizanin me golin e shënuar nga serbi Raçiç.
Akordohen 3 minuta shtesë
43´ Sulmuesi serb rikthehet në fushë, vazhdon loja normalisht.
40´ Raçiç përplaset me Orelesin në dyluftim në ajër, mbetet i shtrirë në fushë.
39´ Orelesi ndëshkohet me karton të verdhë.
37´ Abazi shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
35´ Goditje këndi për Skënderbeun. E ekzekuton Latifi, largon Batha.
30´ Korçarët vihen në kërkim të golit të barazimit, tentojnë të gjejnë hapësira për të finalizuar aksionet por nuk ja dalin përballë mbrojtjes vendasve.
26´ Skënderbeu merr kontrollin e topit, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e vendasve, por mbyllin mirë të kuqtë.
20´ GOOL! Raçiç kalon Partizanin në avantazh. Atë që nuk e bëri në minutën e 19´ sulmuesi serb e bën një minutë më pas. Torasa kroson nga e majta për Raçiç në zonë, i cili gjuan menjëherë përballë portës, ku Shehit i shpëton topi nga dora dhe përfundon në rrjetë.
19´ Goditje këndi për Partizanin, e ekzekuton Torasa, topi përfundon në zonë, Atanda gjuan me kokë, topi përfundon në këmbët e Raçiç i cili godet lehtë por pret Shehi.
17´ Raçiç provon nga distanca por asnjë rrezik për Shehin.
14´ Partizani ka shansin të përfitojë nga një goditje dënimi por vendasit nuk shfrytëzojnë siç duhet.
12´ minuta të luftuara nga të dy skuadrat, kundërsulme të shpejta por që asnjëra nuk arrin të finalizojë.
08´ Xhejms driblon Trashin, niset me shpejtësi drejt zonës, kroson por topi devijohet nga mbrojtja e kuqe.
06´ Skënderbeu merr kontrollin e topit, qarkullon dhe kundërsulmon, por mbyllin vendasit.
03´ Partizani e nis mirë, provon të gjejë hapësira në gjysmëfushën e Skënderbeut, tenton nga një goditje dënimi me Filipe por largojnë korçarët.
Starton ndeshja në "Qemal Stafa"