e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Paradoksi, qeveria 40 milion leke per rikonstruksionin e Piramides

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Paradoksi, qeveria 40 milion leke per rikonstruksionin e Piramides
Në kulmin e debatit për prishjen apo jo të Piramidës, e cila vlerësohet nga mazhoranca si kulti i ish-diktatorit Enver Hoxha, qeveria ka akorduar një fond për rikonstruksionin e saj. Vendimi paradoksal është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe tashmë është botuar në “Fletoren Zyrtare”. Me anë të këtij vendi Ministrisë së Kulturës i shtohet një fond prej 40 milion lekësh për rikonstruksionin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Abnori”. Ndërkohë që pak ditë më parë qeveria ka bërë publik vendimin për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të ri.

Vendimi

Prishja e Piramidës përveçse u bë temë dite në Shqipëri tërhoqi edhe vëmendjen për shuma të mëdha të cilat janë akorduar për rikonstruksionin e saj dhe që pas gjithë këtyre lekëve merret vendimi për shembjen e saj. Pas gjithë kësaj amullie, qeveria miraton një vendim të ri. Përmbajta e vendimit është në paradoks të plotë me atë që është miratuar deri më tani. Menjëherë pas vendimit të shumëpërfolur për shembjen e saj, Këshilli i Ministrave i akordon rikonstruksionit të Qendrës Ndërkombëtare Kulturore “Pjetër Abnori” edhe 40 milion lekë të tjera. Ajo që të bie në sy në vendimin e qeverisë është fakti se shuma që do të përdoret për rikonstruksionin e Piramidës, i është hequr projektit për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik në Durrës.

Vendimi

Vendimi në fjalë është marrë në datën 21 tetor 2010 dhe synon rishpërndarje të fondeve në buxhetin e vitit 2010 në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve Sipas vendimit, rishpërndarja e fondeve bëhet në këtë mënyrë: “ a) Në programin e “Artit dhe kulturës” të shtohet fondi 4 000 000 (katër milionë) lekë, për investimin e rikonstruksionit të objektit “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori””. b) Në programin e “Trashëgimisë kulturore” të pakësohet fondi 4 000 000 (katër milionë) lekë, për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për
zbatimin e këtij vendim”.

Fond për rikonstruksionin e Piramidës

Nr.842, datë 21.10.2010

PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR
MINISTRINË E TURIZMIT KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009
“Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Rishpërndarje fondesh, ndërmjet programeve, në buxhetin e vitit 2010, miratuar për
Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si më poshtë vijon:
a) Në programin e “Artit dhe kulturës” të shtohet fondi 4 000 000 (katër milionë) lekë, për
investimin e rikonstruksionit të objektit “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori””.
b) Në programin e “Trashëgimisë kulturore” të pakësohet fondi 4 000 000 (katër milionë) lekë,
për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për
zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Vendimi për ndërtimin e Parlamentit të ri

VENDIM

Nr.66, datë 21.10.2010
PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT TË RI PARLAMENTAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. Ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar në vendin ku ndodhet Qendra Ndërkombëtare e
Kulturës “Pjetër Arbnori” në Tiranë, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet si aneksi 1 këtij vendimi.
7882
II. Projekti i Kompleksit të ri Parlamentar realizohet me anë të konkursit ndërkombëtar, me ftesë
për marrje pjesë studiove më të njohura ndërkombëtare, sipas detyrës së projektimit që i bashkëlidhet si
aneksi 2 këtij vendimi.
III. Vlerësimi i projekteve të paraqitura kryhet nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej pesë
arkitektësh të shquar, vendas dhe të huaj.
IV. Destinacioni i ndryshuar i sheshit të parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi dhe procedura
që do të ndiqet për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar përcaktohen me ligj të veçantë të Kuvendit.
V. Për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi dhe akteve të tjera ligjore krijohet një komision
shtetëror i përbërë nga:

- Kryetari i Kuvendit,
- Kryeministri,
- Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve,
- Ministri i Financave,
- Kryetari i Bashkisë së Tiranës,
- Dy kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend,
- Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Komisioni Shtetëror, brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përcakton studiot e
njohura ndërkombëtare, që u dërgohet ftesa për marrje pjesë, si dhe miraton Rregulloren e Organizimit të
Konkursit Ndërkombëtar.
VI. Për realizimin e kësaj faze të ndërtimit të Kompleksit të ri Parlamentar, Kuvendi përdor një
fond të ndarë sipas zërave në aneksin 3 të këtij vendimi.
VII. Pranë Kuvendit të Shqipërisë ngrihet Njësia Teknike e Ndihmës dhe Asistencës për
realizimin e Kompleksit të ri Parlamentar. Përbërja e Njësisë përcaktohet me urdhër të Sekretarit të
Përgjithshëm të Kuvendit.
VIII. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të sigurojë ndihmën dhe asistencën për
realizimin e këtij projekti.
IX. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARE
Jozefina Topalli (Çoba)