e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Uji pushton qytetin, Shkodra drejt Izolimit. Mblidhen Emergjencat

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Uji pushton qytetin, Shkodra drejt Izolimit. Mblidhen Emergjencat
Shkodra drejt izolimit per shkak te vershimit te ujit ne lagjet e qytetit. Uji tashme ka pushtuar shume prej lagjeve hyrese, ne te cilat niveli i ujit eshte rritur gjate nates. Vazhdon me intensitet evakuimi i banoreve, nderkohe qe qarkullimi ne zone behet ose me kamione te ushtrise, ose me varka. Rruga Shkoder-Tirane vazhdon te jete shume problematike per te levizur.

Shiroka dhe Zogaj jane të izoluara, pasi ura e Bunës e cila lidh qytetin me këto dy fshatra është mbuluar nga uji, qe mberrin deri ne 1.5 meter.
Te pakalueshme jane edhe pjeset e aksit qe lidhin Shkodren me Malin e Zi, pasi uji ka bllokuar pjesë të aksit nacional Shkodër- Muriqan. Vazhdojnë të jenë të izoluara komunat Dajc, Velipojë e Oboti, Darragjati, Bërdica. Rruget te pakalueshme jane Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë e Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj. Shtabi i emergjencave ka publikuar të dhënat e fundit mbi situatën. Janë 1000 banorët e evakuar deri në këto momente, ndërsa 1100 shtëpi të rrethuara nga uji. Gjithnjë sipas shtabit të emergjencave po evakuohen 5100 bagëti, ndërkohë që nën ujë ndodhen mijëra hektarë tokë. Gjendje të fatkeqësisë natyrore i ka quajtur kreu i qeverisë përmbytjet më të fundit në zonat e Shkodrës, duke mos ngurruar t'i etiketojë prurjet në kaskada si të tërbuara dhe për pasojë, shkarkimet të detyrueshme. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha bëri një panoramë të situatës, duke deklaruar se situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe për t'i paraprirë pasojave të përmbytjeve po monitorohet me kujdes niveli i liqeneve.

"Ne do të punojmë që të zvogëlojmë në maksimum pasojat e këtyre përmbytjeve"- tha Berisha. Nje dite me pare, kryeminsitri Sali Berisha tha se në Shkodër do të nisë zbatimi i skemës së evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura. Në mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua në Shkodër, për shkak të gjendjes emergjente të krijuar gjatë 24 orëve të fundit, Berisha tha se situata në kaskadë është e përgatitur për vërshime. Kryeministri kërkoi që të veprohet me shpejtësi dhe të mbrohen ujësjellsat. "Kërcënimi më i madh vjen nga vërshimi i lumenjëve, prurjet e Valbonës janë të papërmbajtshme, por ende nuk kemi situatë kritike"-tha Berisha Ai u shpreh se zona ka patur kërcënime natyrore, ndërsa falenderoi pushtetin lokal për menaxhimin e mirë të situatës.

Me heret Ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë inspektimit të situatës në Shkodër bëri thirrje për bashkëpunim me kryetarët e komunave për evakuim, me qëllimin e vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore. Reshjet e 24 orëve të fundit kanë rënduar përkeqësuar së tepërm situatën në Shkodër ka fryerje të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Basha tha sedo inspektohen të gjitha zonat e përmbytura, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura. Dështim të qeverisë Berisha e ka quajtur deputeti socialist Ilir Beqja, situatën e përmbytjeve në Shkodër. Gjatë një deklarate për mediat, Beqja ka kujtuar se sot ndodhen nën ujë Ana e Malit, Dajçi, Velipoja, Guri i Zi, Bërdica e së fundi edhe vetë qyteti i Shkodrës njësoj si një vit më parë.

"Këto përmbytje, që janë kthyer në një dështim të turpshëm të qeverisë Berisha, janë prova më e qartë se shqiptarët qeverisen nga një pushtet që di vetëm të vjedhë, të bëjë propagandë, por që mbytet në një pikë ujë kur vjen puna për të zgjidhur problemet e njerëzve"- tha ai.

Sipas tij, vjet Sali Berisha akuzoi opozitën se përhapte panik e madje bëri me faj edhe vetë perëndinë për vërshimet masive, vetëm e vetëm për të larguar përgjegjësinë nga vetja, ndërkohë që sot ai duhet të dalë publikisht e të pranojë se ka dështuar duke i lënë banorët e Shkodrës në mëshirën e motit.

"Berisha dështoi sepse për një vit qeveria e tij nuk morri asnjë masë për të parandaluar përmbytjet. Berisha dështoi të sigurojë banorët e Shkodrës sepse ai nuk vuri dorë në argjinatura, hidrovore e kanalizime as në qershor, as në korrik, as në gusht. Jo vetëm kaq, por Sali Berisha duhet t'u shpjegojë banorëve të Shkodrës dhe shqiptarëve se përse në vend që të ndërtonte argjinaturat dhe të riparonte hidrovoret e kanalizimet, shkurtoi me 90% fondin e buxhetit për argjinaturat"- tha Beqja. Reshjet që bien me intensitet kanë sjellë probleme në gjithë zonën e Shkodrës. Oboti vazhdon të jetë nën ujë, ndërkohë që një sërë fshatrash janë të izoluar, si në Kelmend, Shirq, Dajc dhe Ana e Malit. Niveli i lumenjve, përfshirë Bunën është afër pikës kritike, ndërkohë që në pjesën e molit, uji ka përshkruar tashmë rrugën pedonale.