Berisha: Gjendje e fatkeqesise natyrore, prurjet ishin te terbuara
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjendje të fatkeqësisë natyrore i ka quajtur kreu i qeverisë përmbytjet më të fundit në zonat e Shkodrës, duke mos ngurruar t'i etiketojë prurjet në kaskada si të tërbuara dhe për pasojë, shkarkimet të detyrueshme. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha bëri një panoramë të situatës, duke deklaruar se situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe për t'i paraprirë pasojave të përmbytjeve po monitorohet me kujdes niveli i liqeneve.
"Ne do të punojmë që të zvogëlojmë në maksimum pasojat e këtyre përmbytjeve"- tha Berisha.
Nje dite me pare, kryeminsitri Sali Berisha tha se në Shkodër do të nisë zbatimi i skemës së evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura. Në mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua në Shkodër, për shkak të gjendjes emergjente të krijuar gjatë 24 orëve të fundit, Berisha tha se situata në kaskadë është e përgatitur për vërshime.
Kryeministri kërkoi që të veprohet me shpejtësi dhe të mbrohen ujësjellsat.
"Kërcënimi më i madh vjen nga vërshimi i lumenjëve, prurjet e Valbonës janë të papërmbajtshme, por ende nuk kemi situatë kritike"-tha Berisha
Ai u shpreh se zona ka patur kërcënime natyrore, ndërsa falenderoi pushtetin lokal për menaxhimin e mirë të situatës. Me heret Ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjatë inspektimit të situatës në Shkodër bëri thirrje për bashkëpunim me kryetarët e komunave për evakuim, me qëllimin e vetëm shpëtimin e jetëve njerëzore. Reshjet e 24 orëve të fundit kanë rënduar përkeqësuar së tepërm situatën në Shkodër ka fryerje të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Basha tha sedo inspektohen të gjitha zonat e përmbytura, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura.
Dështim të qeverisë Berisha e ka quajtur deputeti socialist Ilir Beqja, situatën e përmbytjeve në Shkodër. Gjatë një deklarate për mediat, Beqja ka kujtuar se sot ndodhen nën ujë Ana e Malit, Dajçi, Velipoja, Guri i Zi, Bërdica e së fundi edhe vetë qyteti i Shkodrës njësoj si një vit më parë.
"Këto përmbytje, që janë kthyer në një dështim të turpshëm të qeverisë Berisha, janë prova më e qartë se shqiptarët qeverisen nga një pushtet që di vetëm të vjedhë, të bëjë propagandë, por që mbytet në një pikë ujë kur vjen puna për të zgjidhur problemet e njerëzve"- tha ai.
Sipas tij, vjet Sali Berisha akuzoi opozitën se përhapte panik e madje bëri me faj edhe vetë perëndinë për vërshimet masive, vetëm e vetëm për të larguar përgjegjësinë nga vetja, ndërkohë që sot ai duhet të dalë publikisht e të pranojë se ka dështuar duke i lënë banorët e Shkodrës në mëshirën e motit.
"Berisha dështoi sepse për një vit qeveria e tij nuk morri asnjë masë për të parandaluar përmbytjet. Berisha dështoi të sigurojë banorët e Shkodrës sepse ai nuk vuri dorë në argjinatura, hidrovore e kanalizime as në qershor, as në korrik, as në gusht. Jo vetëm kaq, por Sali Berisha duhet t'u shpjegojë banorëve të Shkodrës dhe shqiptarëve se përse në vend që të ndërtonte argjinaturat dhe të riparonte hidrovoret e kanalizimet, shkurtoi me 90% fondin e buxhetit për argjinaturat"- tha Beqja.
Reshjet që bien me intensitet kanë sjellë probleme në gjithë zonën e Shkodrës. Oboti vazhdon të jetë nën ujë, ndërkohë që një sërë fshatrash janë të izoluar, si në Kelmend, Shirq, Dajc dhe Ana e Malit. Niveli i lumenjve, përfshirë Bunën është afër pikës kritike, ndërkohë që në pjesën e molit, uji ka përshkruar tashmë rrugën pedonale.