e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Parada gay, Spahiu: Do i kapim ne hu. Reagon Totozani

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Parada gay, Spahiu: Do i kapim ne hu. Reagon Totozani
Reagime pas deklaratës së zv.ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, kundër paradës së komunitetit homoseksual, planifikuar të mbahet në Tiranë, më 17 maj. Avokati i Popullit, Igli Totozani në një reagim të sotëm e ka quajtur deklaratën, jo vetëm fyese, por si nxitëse të urrejtjes dhe dhunës, duke kërkuar prej tij ndjesë publike.

“Avokati i Popullit i kërkon këtij zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë edhe pjesërisht e vërtetë. Avokati i Popullit dënon fuqishëm çdo deklaratë dhe shprehje të këtij formati, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e tolerancës, bashkëjetesës dhe diversitetit, si vlera tradicionale të shoqërisë shqiptare. Përveç kësaj, deklarata të tilla nxisin dhunën dhe urrejtjen duke përbërë kështu edhe një vepër penale”- thuhet në reagim. Zëvendësministri ishte cituar sot në “Gazeta Shqiptare”, pyetur pikërisht për paradën në fjalë, duke thënë se ‘do t’i kapin në hu’.