Mynih, vrau ish gruan, burgim perjete kosovarit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Burg te perjetshem per shqiptarin 62 vjeçar të Kosovës, qe vrau ish gruan e tij. Vendimi eshte dhene nga nje Gjykate ne Mynih, nderkohe qe vepra penale është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi që është kryer me thikë para syve të djalit 7-vjeçar të bashkëshortit të ri të gruas tashmë të vrarë. Fëmija ka pësuar tronditje të rëndë, ndërsa është traumatizuar edhe bashkëshorti aktual i gruas. Këto rrethana do ta bëjnë shumë të vështirë lirimin me kusht të tij pas 15 vjet vuajtje dënimi, siç praktikohet në drejtësinë gjermane në rastet e dënimeve të përjetshme. Çifti ishte ndarë në mars të vitit 2011.
Vetëm një muaj më vonë gruaja e ndarë qe martuar me të dashurin e saj, që e kishte njohur në Kosovë dhe e kishte sjellë atë në Gjermani. Kjo martesë, sipas ish bashkëshortit, ka shërbyer si motiv për hakmarrjen e kryer më 23 korrik 2011 në oborrin e banesës në Petershausen. Në momentin kur ish bashkëshortja kishte zbritur nga vetura bashkë me fëmijën 7 vjeçar, 62 vjeçari e kishte goditur atë dy herë me thikë. Me këtë rast i kishte shkaktuar plagë në mushkëri dhe në zemër, dhe nga gjakderdhja gruaja fatkeqe ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ky krim tejkalon shumë mesataren e vrasjeve tjera, ka thënë kryesuesi i trupit gjykues. Sipas tij, dorasi e ka planifikuar për një kohë të gjatë këtë akt, raporton Albinfo. Djali 7 vjeçar dhe babi i tij që nga koha e krimit gjenden në terapi psikiatrike.