Pakti Rama-Meta: Qeveria e re, jashte Parlamentit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Edi Rama dhe Ilir Meta firmosin nga Shkodra marrëveshjen me 15 pika. Premtojnë anëtarësim në BE përgjatë dy mandateve qeverisëse, por edhe pavarësi për institucionet, luftë kundër korrupsionit e zgjidhjen e çështjes së pronës dhe legalizimet.
Edi Rama dhe Ilir Meta u bashkuan dje publikisht, pas arritjes së paktit mes tyre rreth tri javë më parë. Dy kryetarët firmosën dje nga Shkodra atë që e quajtën “kartë parimesh” me 15 pika, marrëveshje parazgjedhore kjo që i dha koalicionit të majtë emrin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në këtë bashkim publik protagonistët Rama e Meta ishin të rrethuar nga liderët e majtë të Ballkanit. “Pas një rrugëtimi të vështirë, por edhe falë mbështetjes e inkurajimit të miqve të PSE, jemi së bashku dy partitë e majta për të filluar një rrugë të re, dhe për t’i dhënë Shqipërisë një perspektivë të re”,- tha Rama gjatë këtij takimi, ndërsa pas tij edhe Meta i përshëndeti miqtë e PSE, të cilëve u është atribuar bashkimi i së majtës shqiptare. Para firmosjes së marrëveshjes, kryetari i LSI-së premtoi për një koalicion solid dhe afatgjatë me “stacion” anëtarësimin e Shqipërisë në BE, në dy mandatet e para qeverisëse. Por për çfarë bien dakord Rama dhe Meta në kartë parimesh, që pritet të detajohet edhe me programin qeverisës? Risia e parë është një ide e hedhur prej kohësh nga Rama, për ndarjen e punëve të ekzekutivit nga legjislativi. Modeli nuk dihet nga është marrë, por synon që ministrat të mos jenë deputetë dhe anasjelltas.
Në kartën e parimeve PS-LSI, qëllimi shpjegohet me një cilësi të re në përgjegjësinë qeverisëse dhe një vlerë të munguar në kontrollin parlamentar. “Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran, qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re”,-shkruhet në pikën 5 të marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Meta. Më pas, ata janë angazhuar për kohezion brenda koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen “për të garantuar pavarësinë e institucioneve, depolitizimin dhe modernizimit të administratës publike, përmes konkurrencës e meritës”.
Një pikë më vete në marrëveshjen Rama-Meta janë edhe liritë e të drejtat e opozitës, që sipas tyre do të jenë të garantuara. E ashtuquajtura Kartë e Parimeve ka lënë ende pezull një çështje, për të cilën Rama dhe Meta kanë mbajtur qëndrime të ndryshme në publik, taksën progresive. Megjithatë, dokumenti thotë se partitë angazhohen për mbrojtjen e shtresave në nevojë, uljen e barrës së detyrimeve për shtresën e mesme dhe një garanci të plotë për biznesin e madh.
“Për të stimuluar një ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinë e konkurrencës, duke e trajtuar punësimin si objektiv themelor të rritjes ekonomike, duke rritur përgjegjshmërinë e shtetit në raport me çdo potencial zhvillim dhe investitor vendas apo të huaj…”, – thuhet më tej. Koalicioni i majtë angazhohet më tej për zgjidhjen e çështjes së pronës, dhënien e certifikatave të pronësisë për të gjithë fermerët dhe përmbylljen me transparencë të procesit të zvarritur të legalizimeve. Në kartën Rama-Meta nuk gjendet megjithatë një afat për përmbylljen e këtyre proceseve, të cilat zvarriten prej dy dekadash në vend. Pika 10 e marrëveshjes parashikon edhe “thembrën e Akilit” për bashkimin mes Ramës dhe Metës: luftën kundër korrupsionit. “Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit.
Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë”,-thuhet në dokumentin e shpërndarë dje nga PS dhe LSI. Dy pikat e fundit të marrëveshjes përfshijnë premtimin e tyre për një vizion europianizues dhe anëtarësimin në BE. “Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës”,-thuhet më tej në marrëveshje. Objektivi madhor që shpallën dje Rama e Meta është anëtarësimi në BE, çka ka vulosur edhe aleancën mes tyre, që përmbyllet me premtimin: do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar”.
Edi Rama
Ne duam që Shqipëria të jetë një model frymëzimi në rajon. Ne duam që Shqipëria Europiane të mos jetë një slogan propagandistik, pas të cilit të zhvillohen ngjarje dhe rrugë që nuk kanë të bëjnë me Europën dhe me mënyrën e të qenit europian. Por, një projekt politik i një rëndësie të veçantë gjeostrategjike dhe një gjenerator bashkëpunimi të frytshëm rajonal në funksion të stabilitetit demokratik.
Ilir Meta
Qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi i Shqipërisë sa më shpejt në Bashkimin Europian, sepse ne duam një Shqipëri ku prioritetet e vendit janë prioritetet e vetë politikës. Ne duam një Shqipëri me stabilitet politik të qëndrueshëm, larg tensioneve të panevojshme politike. Ne duam një Shqipëri demokratike, me institucione të pavarura që garantojnë zgjedhje të lira, transparente dhe me standarde europiane.
Berisha: PS-LSI u rithemelua nga hija e Dushan Mugoshës
Pak orë pas zyrtarizimit të koalicionit PS-LSI, Berisha ironizoi firmosjen e marrëveshjes, duke e cilësuar si epitaf të Rilindjes. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha thotë se ”Për koincidencë apo ironi të fatit, pikërisht ata që ua themeluan partinë në nëntor të vitit 1941, ua rithemeluan atë në prill të vitit 2013. Gazetarët dhe kronikanët e partive të tyre, që po kërkonin me ngulm në çdo qoshe, dhomë, madje dhe tualet të ndërtesës hijet e Dushan Mugoshës apo Bllazho Jovanovicit si dëshmitarë të aktit të rithemelimit, u qetësuan kur mësuan se në mungesë të tyre aktin e rithemelimit të Partisë rozë mavi e kishin formuluar me kujdesin atëror Vojo Koshtunica dhe Oliver Mugosha”, komentoi Berisha. Kryeministri shtoi më tej se për himn, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të këngëtarit serb Goran Bregovic. “Ndërsa për himnin e këtij akti, Rama kishte zgjedhur Marshin mbi Kosovën të Goran Bregovic, të njeriut që Rama i vari Çelësin e Artë të kryeqytetit të Shqipërisë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Udhë të mbarë drejt të shkuarës! Ne jemi ndryshimi, Përpara!”, përfundon mesazhi i tij. Kryeministri Berisha ka folur për marrëveshjen Rama-Meta edhe gjatë një aktiviteti në orët e pasdites, në Njësinë Bashkiake nr.4.
“Aleanca për Shqipërinë Europiane”
Një vullnet të palëkundur për të garantuar kohezion të brendshëm të koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen, në funksion të reformave të dakordësuara bashkërisht, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit për garantuar pavarësinë e institucioneve, të depolitizimit dhe modernizimit të administratës publike përmes konkurrencës e meritës.
Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re.
Një angazhim të fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke siguruar transparencën e domosdoshme të procesit të kthim-kompensimit të pronave në funksion të së drejtës së mohuar të pronarëve, që pas dy dekadash liri janë ende shumë që nuk gëzojnë asnjë të drejtë mbi pronën e tyre. Duke siguruar përmes një procesi të mirëorganizuar e transparent dhënien e certifikatës së tokës për të gjithë fermerët që prej dy dekadash punojnë një tokë që e kanë de facto, po nuk e gëzojnë de jure. Duke realizuar me transparencë procesin e zvarritur të legalizimeve, që në dy dekada ka sjellë vetëm rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje dhe shkatërrime të mëdha të territorit.
Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst e shohim të pandashme edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficiente dhe të përgjegjshme, duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurt e të aksesueshëm nga te gjithë sipas nevojës. Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë.
Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës.
Një objektiv madhor: Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda harkut të dy mandateve qeverisëse, ku të bashkuar në emër të shumicës së shqiptarëve dhe me dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj përfaqësuesve të pakicës në emër të Shqipërisë Europiane, do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.