e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pajisjet teknologjike nuk do te lejohen ne duart e trajnereve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pajisjet teknologjike nuk do te lejohen ne duart e trajnereve
“Asnjë iPad apo iPhone në bankinë në të ardhmen, sepse do të jenë që të dyja të ndaluara”. Ky është propozimi i çuditshëm i Pelesë, Bekenbauerit, Hierros, Saviçeviçit, Çarltonit, ish-gjyqtarit Bushaka, Kafu, Karembës etj. Më të mëdhenjtë e futbollit botëror që bëjnë pjesë në komisionin e Task-Forcës 2014 të FIFA-s (e sapothemeluar në Zyrih) kanë vendosur të propozojnë masën ekstreme kundër teknologjisë në fushë. Task-Forca mendon se përdorimi i pajisjeve teknologjike është në kundërshtim me rregulloren e futbollit, sepse ato shërbejnë si mjete komunikimi në fushën e lojës.

Arsyetimi që bëjnë Pele me shokë është i thjeshtë, por kush e di se si do ta kishte pritur shpikësi i këtyre pajisjeve Stiv Xhobs, sigurisht nëse do të ishte gjallë. Me një pajisje si iPad-i (që nuk është gjë tjetër veç një kompjuter portativ i fjalës së fundit të teknologjisë), një trajner mund të rishohë të gjitha episodet e ndeshjes ndërsa ajo është duke u luajtur, por edhe me ngadalësim, dhe të qëndrojë në lidhje me këdo që ka një pajise të tillë në çdo cep të globit. Ndryshe, është si të kesh moviolën në fushë dhe ta zbatosh teknologjinë në të pa u miratuar më parë nga organet kompetente. Ky është një lajm që nuk do i pëlqej shumë trajnerëve në Itali dhe Evropë, pasi kujtojmë që tekniku i Romës Luis Enrike është një përdorues i rregullt i iPad-it dhe nuk e ka pritur aspak mirë propozimin.