Hasi: Shqiperia, nje nder, por duhet projekt afatgjate
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besnik Hasi është kandidati shqiptar më favorit për të thyer “tabunë” e epokës “Duka”, të mbështetur vetëm te trajnerët e huaj, por do të duhen akoma ditë për të mësuar sa i mundur do të jetë kthimi në realitet i një ëndrre të madhe të tij. Ish-futbollisti kuqezi, me një karrierë të admirueshme si lojtar në klube me emër edhe në Europë, por edhe një nga prodhimet e reja dhe ambicioze të trajningut, dje, në një prononcim për mediat shqiptare, ka rrëfyer gatishmërinë për t’u ulur në stolin kuqezi të lënë bosh nga largimi i Josip Kuzhesë, me dëshirën për të bërë më të mirën për skuadrën e zemrës.
Karriera - “U bënë plot 10 vite që jam i punësuar te Anderlehti: 6 si lojtar, dhe ky është viti i katërt si ndihmëstrajner, - është shprehur Hasi. - Me Genkun u ngjitëm në Kategorinë e Parë, më pas fituam Kupën e Belgjikës. Pas 5 viteve aty erdha te Anderlehti, pasi trajneri më kërkonte me forcë”. Në lidhje me karrierën e tij, ai ka treguar edhe të pathëna të kohës. “Kisha oferta nga Spanja, nga San Sebastian që luante në Primera, - zbulon ish-mbrojtësi kuqezi, - unë zgjodha Anderlehtin, që luante për trofe dhe Champions League. Jam aktivizuar për pesë sezone në kompeticionin më prestigjioz për klube...”
Kombëtarja – Megjithatë, pasi mbylli karrierën si futbollist, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në këtë klub, kosovarit iu ofrua posti i zëvendëstrajnerit te skuadra e njohur belge, detyrë të cilën po e ushtron prej 4 vitesh. Ishte pikërisht kjo lëvizje e tij, ajo që sot po e afron shumë pranë ëndrrës së madhe; të drejtojë Shqipërinë si trajner. “Për mua është një nder i madh që emri im qarkullon për stolin e Kombëtares shqiptare. Nëse kjo do të realizohej, do ta pranoja me dëshirë të madhe këtë detyrë, e cila do të ishte një nder”, - pohoi Hasi.
Dështimi i të huajve - Në karrierën e tij me Kombëtaren ka pasur mundësinë të njohë më mirë gjithë trajnerët e huaj që kanë drejtuar në epokën “Duka”, përveç Kuzhes, por sipas tij, ka qenë një periudhë pozitive, edhe pse ka ironizuar me premtimin e zakonshëm të secilit prej tyre për kualifikim. “Në Kombëtare kemi pasur trajnerë të huaj, - nënvizon Hasi. - Për mendimin tim, nuk ishin trajnerët me emra të mëdhenj që do të na sillnin diçka të jashtëzakonshme. Pozitive ishte se emërimi i trajnerëve të huaj ishte imazhi i Shqipërisë. Por, ata vinin me premtime se do të na kualifikonin, por pas entuziazmit të fillimit, atmosfera bëhej zhgënjyese”.
Strategji afatgjatë - E ardhmja nuk duhet të jetë kështu. Ky është mendimi i ish-mbrojtësit, i cili jep edhe sugjerimin e tij: “Të gjitha shtetet e vogla duhet të punojnë me projekte afatgjatë. Pra, të krijohen sa më tepër futbollistë që do të mbajnë barrën e Kombëtares. Unë jam i mendimit që duhet punuar me moshat e reja, duhet t’i kushtojmë kohë atyre lojtarëve që kanë talentin e duhur, për të krijuar një ekip të fortë dhe konkurrues në aktivitetin e ardhshëm. Duhet t’i bëjmë hapat një nga një: Të mendojmë të bëjmë një hap përpara dhe të evitojmë euforinë që na karakterizon. Duhet të synojmë te rritja e përfaqësueses vit pas viti”, - përfundoi Hasi.