e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pagat e 'cmendura' te trajnereve (ja kush fiton me shume)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pagat e 'cmendura' te trajnereve (ja kush fiton me shume)

Paga e trajnerit të Meksikës, Miguel Herrera është shumë modeste përpara shumës që merr italiani Fabio Capello nga drejtimi i kombëtares së Rusisë. Capello, i cili është trajneri më i paguar i kombëtareve “Brazil 2014”, përfiton 6.693 mijë paund në vit, ndërsa Herrera vetëm 125 mijë paund.

I dyti, si trajneri më i paguar është trajneri i Anglisë, Roy Hodgson me 3.5 milionë paund, kurse pas tij vjen Cesare Prandelli me 2.5 mln paund.

Lista e teknikëve më të paguar ndiqet nga trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari me 2.3 milionë paund, trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld me 2.2 mln paund dhe më pas vijnë Joachim Low 2.1, Vincente del Bosque 2, Louis van Gaal 1.6 mln paund.

Italiani do të përfitojë 14 milionë paund nga kontrata 2-vjeçare me Rusinë, ndërsa trajneri i Anglisë do të marrë 24 mln paund nga kontrata 4-vjeçare.

18 nga 32 kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Brazil 2014”, do të drejtohen nga trajnerë vendas, ndërsa 14 nga trajnerë të huaj. 5 trajnerët më pak të paguar drejtojnë kombëtaret e vendeve të tyre. Miguel Herrera i Meksikës (£125,000 në vit), James Këesi Appiah i Ganës (£150,000), Niko Kovac i Kroacisë (£162,000), Safet Susiç i Bosnjës (£210,000) dhe Stephen Keshi i Nigerisë (£234,000).

Paga e Kovaç është shumë afër mesatares së pagës mesatare të qytetarëve në Kroaci, duke përfituar ‘vetëm’ 19 herë më shumë se sa marrin mesatarisht kroatët.

Sabri Lamouchi i Bregut të Fildishtë, francez me prejardhje tuniziane merr një pagë që është ekstremisht e pakrahasueshme me pagën mesatare në vendin ku punon. Paga e tij vjetore prej 618 mijë paund është 795 herë më me madhe se paga mesatare prej 779 paund në vit në Bregun e Fildishtë. Ndërsa, Capello që është trajneri më i paguar, merr 763 herë më shumë se sa përfiton një rus mesatar.