PSG-ja ofron 60 mln euro për Starrixh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
PSG-ja ofron 60 mln euro për Starrixh Zlatan Ibrahimoviç dhe Edinson Kavani pritet që në përfundim të këtij sezoni t'i japin lamtumirën ekipit të PSG-së.
Suedezit i skadon kontrata, ndërsa ish-bomberi i Napolit ka kërkuar të largohet nga kryeqyteti francez për të provuar një eksperiencë të re.
Mbërritur në këtë pikë, PSG po kërkon dy sulmues për të përforcuar organikën në sezonin e ardhshëm. Sipas tabloidit britanik "The Sun", emri i parë në listën e trajnerit të parisienëve, Loran Blank, është sulmuesi Daniel Starrixh, i cili aktualisht militon në radhët e klubit të Liverpulit.
Për të siguruar shërbimet e futbollistit, sheikët e PSG-së flitet se janë të gatshëm të investojnë në merkaton e verës 60 milionë euro.
Një tjetër emër që pëlqehet në Paris është edhe ai i lojtarit të Borusias së Dortmundit, Pier- Erik Aubamejang, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer deri më tani në radhët e ekipit gjerman.