PS, ne shtator beteja parlamentare nis me 3 komisione hetimore
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Lotaria – Opozita do te kerkoje ngritjen e nje komisioni hetimor per menyren sesi iu dha austriakeve licenca kombetare e lotarise me nje afat 10-vjeçar
Bulqiza – PS-ja ka kerkuar me insistim interpelance me Kryeministrin per koncesionet, por refuzimi i Berishes do te pasohet si kunderlevizje me komision hetimor per “mafien e kromit”
Imami – Nje tjeter komision qe PS-ja po vlereson, eshte ai per punen e Ministrise se Mbrojtjes, e cila akuzohet per pergjime te paligjshme ndaj opozites
Rregullorja - Kuvendi ka te drejte dhe, me kerkesen e 1/4 se 140 deputeteve, eshte i detyruar te caktoje nje komision hetimor, si objekt i nje çeshtjeje te veçante
Behen gati kerkesat per licencat e Bulqizes dhe lotarise kombetare. Per “Imamin” po vleresohet ideja
BLEDAR HOTI
Partia Socialiste do te paraqese ne shtator, me nisjen e sesionit parlamentar, disa nisma te rendesishme qe kane te bejne me ngritjen e komisioneve hetimore. Sipas burimeve prane opozites, behet e ditur se Kryesia e grupit kuvendor te PS-se po shqyrton mundesine e ngritjes se tri komisioneve te posaçme hetimore. I pari eshte per çeshtjen e lotarise kombetare, licenca e se ciles iu dha kompanise shteterore austriake, ne nje menyre te paracaktuar. Komisioni i dyte hetimor eshte ai per lejet minerare te shfrytezimit ne Bulqize. Opozita ka ngritur ne menyre permanente shqetesimin per menyren e dhenies se licencave per shfrytezimin e minierave te kromit ne zonen e Bulqizes. Burime brenda PS-se bejne te ditur se ne te njejten kohe po shqyrtohet edhe mundesia e ngritjes se nje komisioni tjeter hetimor, qe ka te beje me punen e Ministrise se Mbrojtjes, qe drejtohet nga Arben Imami. Pas bllokimit te bere nga Imami te mbikeqyrjes parlamentare te Komisionit te Sigurise, opozita po mendon t’i kunderpergjigjet me ngritjen e nje komisioni hetimor. Sigurisht objekti i hetimit mund te jete çeshtja qe ka bere teper buje, ajo e pergjimeve, ku opozita pretendon se ka qene pre e survejimeve nepermjet aparaturave te vena ne dispozicion te Ministrise se Mbrojtjes, Sherbimi Informativ i Ushtrise. Ne baze te nenit 25 te rregullores se Kuvendit, percaktohet se “1. Kuvendi ka te drejte dhe, me kerkesen e nje te katertes se te gjithe anetareve te tij, eshte i detyruar te caktoje nje komision hetimi, per te shqyrtuar nje çeshtje te veçante. 2. Komisionet hetimore te Kuvendit veprojne sipas procedures se parashikuar me ligj”. Ne baze te ligjit te posaçem kryetarin e komisionit e merr forca politike qe e propozon nismen. Opozita mesohet se i ka gati dy nismat e para, porse ka preferuar qe ato t’i paraqese me nisjen e sesionit kuvendor te vjeshtes, duke bere qe betejat dhe perplasjet mes mazhorances dhe opozites te jene te ashpra.
Bulqiza
Prej me se dy muajsh, opozita ka dorezuar ne Kuvend nje kerkese per interpelance me Kryeministrin Berisha, per ate qe ajo e cileson mafien e kromit ne Bulqize, por ne menyre absurde ende nuk mori asnje pergjigje, duke shenuar keshtu nje precedent tejet te rrezikshem per funksionimin e demokracise parlamentare.
“Ju kujtojme se marreveshja koncesionare eshte miratuar nga Kuvendi me 2 ligje te posaçme, perkatesisht me ligjin Nr. 8590. dt. 23.03.200 dhe ligjin Nr. 8791, dt. 10.05.2001 dhe si i tille i nenshtrohet kontrollit te zbatueshmerise se saj nga Parlamenti. Ju kujtojme se Kryeministri Sali Berisha nuk eshte paraqitur asnjehere ne Parlament per te dhene shpjegime ne lidhje me marreveshjen koncesionare per shfrytezimin e kromit ne Bulqize, edhe pse situata eshte tejet e renduar si pasoje e shfrytezimit pa asnje kriter e ne kapercim te çdo caku ligjshmerie me pasoja fatale per humbjen e jeteve te 70 minatoreve dhe gjymtimin e shume te tjereve”, thuhet ne kerkesen e PS-se. Por duket se lenia ne “harrese” e kesaj interpelance siç duket ka detyruar opoziten te avancoje qendrimin e saj, duke kerkuar komision hetimor per licencat e dhena ne Bulqize. Per çeshtjen e lotarise kombetare, dhene firmes austriake, opozita pretendon se eshte kryer me nje forme paracaktuese te fituesit, duke shkelur edhe rregullat e tenderimit. Opozita pretendon se ka fakte te pakontestuara qe vertetojne shkeljet e kryera. Selia roze ka pergatitur edhe dosjen perkatese, per te cilen do t’i beje publike kur te krijohet komisioni i posaçem hetimor. Fituesi i lotarise u shpall me 23 korrik, porse ai ishte paracaktuar se qeveria do t’ia jepte “Austrian Lotteries”. Afati per nje licence te tille eshte 10 vjet. Per kete menyre tenderimi opozita ka ngritur zerin ne parlament, duke theksuar se do ta zhbeje nje tenderim te tille. Per sa i perket çeshtjes se komisionit te trete hetimor, ate per punen e Ministrise se Mbrojtjes, mesohet se ajo eshte ende duke u vleresuar ne seline roze. Aktualisht opozita i meshon idese se realizimit te mbikeqyrjes parlamentare, pa pasur nevojen e ngritjes se nje komisioni te posaçem hetimore.
Letra e kreut te PS-se
“Faymann, te terhiqet kompania ‘Austrian Lotteries’”
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ka shkruar nje leter Shkelqesise se Tij, Kancelarit austriak, Werner Faymann, per t’i shprehur shqetesimin ne lidhje me skandalin e lotarise kombetare. Lideri i opozites po ashtu ne letren derguar Kancelarit te Austrise e informon se PS-ja do i beje thirrje “Austrian Lotteries” qe te terhiqet nga ky proces, i cili nuk eshte transparent dhe shkon kunder interesave te shtetit shqiptar e publikut shqiptar, si edhe te gjitha rregullave e standardeve nen te cilat e njejta kompani vepron ne Austri.
Letra e plote
Shkelqesia Juaj,
Se pari me lejoni te shpreh qe ne fillim te kesaj letre vleresimin dhe konsideratat e mia per bashkepunimin qe Shqiperia ka pasur nder vite me qeverine e Austrise. Ne jemi mirenjohes per mbeshtetjen qe kemi pasur gjithmone nga Austria, duke filluar qe nga Deklarata jone e Pavaresise 100 vjet me pare dhe duke vazhduar edhe ne te tashmen me asistencen dhe mbeshtetjen qe Shqiperia merr nga entet publike e private austriake. Ne cilesine time si lider i Partise Socialiste shqiptare dhe i opozites, une deshiroj t’i shpreh Shkelqesise Suaj vendosmerine time dhe ate te partise sime per te zhvilluar nje mjedis transparent dhe miqesor ndaj biznesit ne Shqiperi per te gjithe investitoret austriake, sepse ne i vleresojme kontributin qe keto iniciativa kane dhene per zhvillimin e vendit tone. Megjithate, duke pasur parasysh mbrojtjen e interesit publik si prioritetin tone me te larte, une do te deshiroja te sillja ne vemendjen Tuaj se, ne disa raste te ndryshme, muajt e fundit, une kam denoncuar publikisht procesin qe eshte ndjekur nga qeveria aktuale shqiptare, per te dhene nje licence te lotarise kombetare, si nje proces qartazi te manipuluar kunder interesit publik. Arsyeja pse une e sjell kete fakt ne vemendjen Tuaj, eshte sepse fituesi i paravendosur i tenderit per kete licence eshte nje kompani austriake, e quajtur “Austrian Lotteries”. Une jam i ndergjegjshem se nder vite, “Austrian Lotteries” ka qene e afte te gjeneroje nje vlere domethenese per shtetin austriak, si edhe per publikun austriak, duke vepruar ne nje menyre te drejte ne kete sektor, ku integriteti i operatorit eshte i nje rendesie thelbesore. Megjithate, une jam i mendimit se sjellja e tyre ne rastin e tenderit shqiptar nuk ka qene e te njejtave standarde dhe se ata nuk kane arritur te aplikojne te njejtat kritere qe respektojne dhe permbushin ne vendin Tuaj.
Termat e tenderit shqiptar, i cili eshte denoncuar qysh prej fillimit te tij nga media, si edhe nga kompani te tjera pjesemarrese, si i trukuar ne favor te “Austrian Lotteries”, nuk perfshinin nje sere rregullash qe i drejtojne zakonisht keto procese dhe garantojne nje proces te drejte ofertash, perfitime te konsiderueshme fiskale per shtetin, trajtim te drejte te publikut apo kontribute te rendesishme per grupet e margjinalizuara sociale. Lotarite kombetare jane ne fakt nje mjet unik per krijimin e te ardhurave fiskale, perfitime per publikun dhe gjithashtu nje kontribut te rendesishem per kauzat sociale, kudo ne Europe. eshte nje turp qe qeveria jone aktuale ka zgjedhur t’i injoroje keto konsiderata. Si rrjedhoje e kesaj, partia ime dhe une, synojme qe te ndermarrim çfaredo veprimi te mundur ligjor per te hetuar te gjithe procesin, trukimin e pretenduar dhe per te riparuar demin qe i eshte shkaktuar publikut shqiptar permes ketij akti te rende papergjegjshmerie.
Une shpresoj te kem mirekuptimin tuaj per qasjen tone, pasi besoj se edhe ju do te kishit vepruar ne te njejten menyre ne nje rast ku interesi i publikut austriak do te ishte kompromentuar apo abuzuar nepermjet nje akti korruptiv. Une deshiroj t’Ju informoj gjithashtu Juve mbi qellimin tone per t’i bere thirrje “Austrian Lotteries” qe te terhiqet nga ky proces, i cili nuk eshte transparent, qe shkon kunder interesave te shtetit shqiptar e publikut shqiptar, si edhe te gjitha rregullave e standardeve nen te cilat e njejta kompani vepron ne Austri. Duke u perfshire ne nje proces te tille ata jane duke i tradhtuar po ato parime te paanshmerise, pergjegjshmerise sociale dhe transparences qe ne do te prisnim te shikonim nga nje kompani e ketij standardi.
Une do te doja t’Ju falenderoja paraprakisht per kohen qe Ju i keni dedikuar shqetesimit tim dhe per mirekuptimin tuaj ne lidhje me kete çeshtje teper serioze qe une deshiroja te ndaja me ju nepermjet kesaj letre. Shpresoj se ne mund te bashkepunojme ne lidhje me kete çeshtje dhe te shkembejme pikepamjet mbi çeshtje te tjera te interesit te perbashket per te dyja vendet tona. Me lejoni gjithashtu te shpreh urimet e mia me te mira per vendin Tuaj, qeverine Tuaj, si dhe per Ju personalisht.
Sinqerisht,
Edi Rama