e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

RAMA: Nuk e votojme imunitetin me 6 gusht

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
RAMA: Nuk e votojme imunitetin me 6 gusht
“Per Partine Socialiste data 6 gusht nuk perfaqeson asgje. eshte nje date e njeanshme e vendosur arbitrarisht, duke coptuar nje proces ne mes”. Keshtu deklaroi lideri i opozites, Edi Rama, ne nje interviste per “Top Channel”, ku konfirmoi se opozita nuk do te votoje ndryshimet kushtetuese per imunitetet ne daten e propozuar nga Kryeministri Berisha.

Çfare do te beje Partia Socialiste ne date 6 gusht? A do te votoni nismen per heqjen e imunitetit, apo do t’i qendroni pozicionit tuaj?

Partia Socialiste nuk do te votoje me 6 gusht. Arsyeja eshte shume e thjeshte. Kemi rene dakord per variantin e diskutuar mbi bazen e propozimit tone, e kemi votuar ne Komisionin e Ligjeve dhe do te votojme, kur te gjitha propozimet per ndryshimet kushtetuese te kene kaluar ne filtrin e diskutimeve dhe ne menyre transparente te jene ndare me te gjithe publikun dhe kur ne nje seance te vendosur se bashku keto te kalojne edhe ne procesin e votimit.

Sipas mazhorances, paketa juaj kushtetuese qe perfshin zgjedhjen me shumice te cilesuar te krereve te institucioneve, si ata te Gjykates Kushtetuese apo asaj te Larte, eshte vetem nje alibi per te shmangur votimin per heqjen e imunitetit. Sa qendron kjo hipoteze?

Fatkeqesisht, nje alibi e habitshme po behet imuniteti per Kryeministrin. Ai thote se nuk hap dot vende pune per shkak te imunitetit, nuk lufton dot varferine per shkak te imunitetit, nuk lufton dot krimin e organizuar dhe korrupsionin per faj te imunitetit. Tani eshte e qarte per te gjithe se ai thote se, une jam vetem nje Kryeminister, s’kam gje ne dore, me pengon opozita. E verteta eshte se kufizimi i imunitetit eshte pjese e nje procesi shume me te gjere, qe ka te beje me reformen ne drejtesi qe mungon, per ta fuqizuar kete sistem dhe per ta shkeputur nga kontrolli i partise-shtet.

I druheni nje keqperdorimi kur te hiqet ky imunitet? Mund te kete nje prokuror te njeanshem qe mund ta keqperdore.

Ketu nuk behet fjale per ne. Une personalisht nuk kam pasur imunitet, por edhe deputetet e Partise Socialiste kane deshmuar se imuniteti nuk eshte mburoja e tyre para asgjeje. Ketu behet fjale per te ndare rrugen ku do shkojme ne, drejt uzurpimit te te gjitha pushteteve dhe pushtimit perfundimtar te sistemit te drejtesise nga qeveria, apo drejt ndarjes se pushteteve. Ne jemi per te dyten. Ata qe sot qeverisin Shqiperine jane per te paren.

Data 6 gusht iku. Ne rast se nuk bihet dakord per kete pakete te propozuar nga ju ndryshimesh kushtetuese, çfare ndodh, do te vijoje me kete ngerç edhe ne shtator?

Data 6 gusht nuk perfaqeson asgje, nuk eshte as nje date historike, as nje date simbolike. eshte nje date e vendosur arbitrarisht, duke copetuar ne mes nje proces, i cili duhet te jete i plote dhe i integruar, procesi i diskutimit te ndryshimeve kushtetuese, bazuar ne propozimet qe jane ne tryeze. Te gjitha ato propozime duhet te diskutohen dhe pastaj duhet te votohen. Ne nuk votojme edhe ne gusht edhe ne shtator per te ndryshuar Kushtetuten. Nuk ia lejojme vetes nje gje te tille. Ne do te votojme njeherazi dhe sigurisht per gjera qe kemi rene dakord do te votojme pro.

A mendoni se me kete ngerç rrezikojme edhe marrjen e statusit te kandidatit ne vjeshte?

Statusi eshte rrezikuar seriozisht per nje sere arsyesh. Opozita e ka bere me perkushtimin me te madh detyren e vet, me qasje konstruktive, me perpjekje te medha dhe me kosto te larte. Nderkohe qe qeveria ka deshtuar ne luften ndaj korrupsionit. Ajo eshte qartesisht, siç e thote dhe raporti i Departamentit te Shtetit, e lidhur me krimin e organizuar. Ajo ka deshtuar me pronat, me administraten publike dhe mbi te gjitha me sistemin e drejtesise. Nje deshtim ka qene edhe zgjedhja e njeanshme e Presidentit te Republikes. Megjithate, deri ne fund ne do bejme gjithçka qe kemi ne dore qe Shqiperia ne tetor te mos turperohet.