e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ish-presidenti pritet te shpalle aderimin ne kete parti

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-presidenti pritet te shpalle aderimin ne kete parti
Topi, i shoqeruar nga Krasniqi, takim sot me themeluesit e FRD-se

Burimet nga FRD-ja bejne te ditur ne takim, perveç themeluesve kryesore te kesaj partie, si Gazmend Oketa dhe Aleksander Biberaj, se pritet te jene te pranishem edhe mbeshtetes te kesaj force politike, si Besnik Mustafaj dhe Sali Shehu. Nga ana tjeter, Bamir Topi pritet te shoqerohet ne kete takim nga keshilltari i tij politik ne Presidence, Afrim Krasniqi.

Ne perfundim te kesaj bisede gjysme zyrtare mes paleve, pritet te kete edhe nje deklarate per mediat nga ana e kryetarit te perkohshem te FRD-se, Gazmend Oketa dhe nga ana e ish-presidentit Bamir Topi.

Ne kete prononcim pritet qe Topi te shpalle edhe aderimin e tij ne kete force te re politike, e cila u themelua para pak muajsh ne vend. Duket se FRD-ja dhe Bamir Topi nuk po humbin kohe per sa i perket zgjerimit te aktiviteteve te kesaj partie edhe ne muajin gusht. Bashkimi i Topit me partine e krijuar rishtazi, pritet t’i sjelle FRD-se me shume vemendje dhe rritjen e anetaresise se saj. Ne vjeshten e ketij viti, FRD-ja pritet te zgjedhe edhe organet e saj drejtuese, mes te cilave kryetarin zyrtar, qe me shume gjasa pritet te jete ish-presidenti i vendit, Bamir Topi.