PS: Te behet AND-ja e flokeve te ish-presidentit ose Berisha ne burg
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Edhe pse ka një muaj që ka nisur sesioni i ri parlamentar, vetëm dje u mblodh Komisioni parlamentar I Sigurisë. Në mbledhjen e djeshme opozita ngriti sërish shqetësimin për moslejimin e deputetëve që të mbikëqyrin zbatimin e ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Brendshme, ndonëse është miratuar me konsensus ngritja e grupeve të punës që do të marrin pjesë. Duke marrë indicie nga deklaratat e kryeministrit Berisha për vrasjen e gjyqtarit Konomi, deputetët e opozitës kërkuan që prokuroria të hetojë akuzat ndaj Bamir Topit dhe ndaj Kreshnik Spahiut.
“Kohët e fundit në Kuvend është diskutuar problemi i vrasjes së gjykatësit të Vlorës nisur nga akuzat që ka bërë kryeministri ndaj ish presidentit, por nisur edhe nga thëniet që ka bërë ministri në parlament që ne në vendngjarje kemi gjetur flokë. Kur ne pak a shumë e dimë që flokët janë krejt të kollajshëm për t’i hetuar duke i bërë AND-në, do t’i kisha thënë kryeministrit , ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë që ta intensifikojnë këtë hetim se akuza e kryeministrit nuk është një fjalë goje.
O të ndiqet kryeministri për shpifje, ose të shkojë akuza aty ku ka akuzuar me gojën e tij për t’i marrë flokët ish- presidentit për analizë. Nëse ka shpifje, të mbajë përgjegjësi ai që shpif”, theksoi në fjalën e tij deputeti Paulin Sterkaj. Një tjetër kërkesë e opozitës, ishte zhvillimi i seancave dëgjimore me drejtorin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror për të raportuar mbi gjendjen në të cilën gjendet ky institucion.