e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Pergenjeshtrohen zerat per proteste te myslimaneve shqiptare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pergenjeshtrohen zerat per proteste te myslimaneve shqiptare
Myslimanët e Shqipërisë nuk do të protestojnë për filmin antiislam që ka shkaktuar trazira në të gjithë botën islame. Bashkimi i Imamëve të Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë plan të tillë.

“Kurrë nuk kemi planifikuar mbajtjen e një proteste dhe kurrë nuk kemi menduar për organizimin e një të tille”, është shprehur Justinian Topulli, kreu i Bashkimit të Imamëve për “Balkan Insight”.

“Ne vetëm sa po mbajmë një simpozium mbi rolin e Profetit Muhamed në Islam dhe çdo pretendim tjetër është keqkuptim”, ka shtuar Topulli.

Në një paralajmërim për qytetarët e saj, ambasada amerikane në Tiranë bënë me dije se myslimanët kishin kërkuar leje për organizimin e një demonstrate kundër filmit të diskutueshëm gjë e cila mund të shkaktonte valë trazirash në të gjithë vendin.

“Demonstrata të tilla mund të kthehen në konfrontuese dhe mund të përshkallëzojnë dhunë”, porosiste ambasada e SHBA-ve duke u kërkuar të që jenë vigjilentë.

70% e popullsisë së Shqipërisë prej 2.8 milionë ka një prejardhje myslimane por numri i praktikantëve besohet se është më i vogël. Shqipëria është vendi i shumë kishave katolike dhe ortodokse dhe vendi ka një traditë sa i takon lirisë dhe respektit mes besimeve të ndryshme.

Filmi i diskutueshëm me buxhet të paktë “Myslimanët e Pafajshëm”, besohet se është prodhuar në Kaliforni dhe hedhja e tij në YouTube ka nxitur protesta të dhunshme antiamerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrinë e Veriut. Katër zyrtar të SHBA-ve përfshirë edhe ambasadorin e saj në Libi.