PPE, Martens: Doreheqja e dy anetareve nga KQZ, e papranueshme
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Presidenti i Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens, është në një linjë qëndrimi me veprimet e ndërmarra deri më tash nga mazhoranca në raport me KQZ-në. “Kam ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri që nga koha kur partneri i vogël i koalicionit qeverisës, LSI u largua duke u bashkuar me opozitën. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të reflektojë edhe riformatimin e koalicionit qeverisës. Është e një rëndësie të madhe ruajtja e balancës brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila është përcaktuar me ndërmjetësimin e OSBE-së dhe OSBE/ODIHR-it në marrëveshjet ndërpartiake dhe ligjet mbi zgjedhjet dhe të implementuara e konsoliduara nga viti 2004 e deri sot”, – tha ai. Martens shkon edhe më tej në deklaratën e tij teksa thekson se
çdo përpjekje për të ndryshuar balancën e dakordësuar “është një përpjekje për të destabilizuar gjithë sistemin zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve”. Në këto rrethana, sipas tij, tërheqja e anëtarëve socialistë nga KQZ është e papranueshme. “Është e panevojshme të thuhet, PPE mbështet fuqimisht kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike dhe shpreh bindjen se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojnë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e tij. Partitë Popullore Europiane janë grupimi më i madh i qendrës së djathtë në Europë, i cili përfshin 73 parti anëtare nga 40 shtete, Presidentin e Komisionit Europian, Presidentin e Këshillit të Europës, 13 vende anëtare të BE-së dhe 6 kryeministra dhe qeveri jo anëtare të BE-së, 13 anëtarë të Komisionit Europian dhe është grupi më i madh në Parlamentin Europian.