Islami nen mbrojtjen e policise pas incidentit ne Kuvend
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Policia merr në mbrojtje deputetin Kastriot Islami, pas incidentit të së hënës në Parlament dhe protestës së organizuar nga FRESSH para shtëpisë së tij. Vetë Islami nuk ka bërë ndonjë kërkesë apo denoncim, por vendosja e tij në qendër “të sulmit” të ish-kolegëve socialistë i ka shtyrë drejtuesit e Policisë së Shtetit të marrin këtë masë mbrojtëse. Burime nga policia i thanë MAPO-s se situata e krijuar gjatë ditëve të fundit i ka shtyrë të marrin në mbrojtje ish-deputetin socialist, ndërsa bënë me dije se me këtë detyrë është ngarkuar Njësia Speciale për Mbrojtjen e Personaliteteve. Incidenti me deputetin Islami nisi të hënën në sallën e Kuvendit, para votimit të tij pro shkarkimit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.
Një grup deputetësh socialistë, ku më aktivi ka qenë Gazmir Bizhga, e kanë kërcënuar Islamin duke i kërkuar atij të ngrihej bashkë me ta dhe të braktiste sallën e Kuvendit. Situata është agravuar edhe më tej gjatë ditës së martë, kur një grup njerëzish, anëtarë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të FRESSH-it protestuan para shtëpisë së Islamit, duke e etiketuar atë si një ndër “tradhtarët”.
Për shpërndarjen e protestuesve u desh ndërhyrja e policisë, ndërsa më pas u mor vendimi për të marrë në mbrojtje deputetin Islami, duke shmangur në këtë mënyrë çdolloj incidenti në të ardhmen. Vetë deputeti Islami gjatë një interviste televizive në ABC Neës akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama për këto dy sulme të njëpasnjëshme. “Ftoj kryetarin Rama që të jetë i kujdesshëm. Ishte vetë ai që më ka përjashtuar dhe tashmë unë jam i lirë të ushtroj të drejtën time për të vendosur. Do të jetë publiku ai që do të vendosë se cili nga ne të dy ka të drejtë”, – tha ai. Deputeti me një karrierë të gjatë në politikë, e cilësoi protestën e organizuar nga Forumi Rinor Socialist, të karakterit të presionit psikologjik. “Kjo është e papranueshme për një njeri që kërkon të bëhet kryeministri i Shqipërisë”, – tha Islami. Marrëdhëniet mes deputetit Islami dhe kryesocialistit Edi Rama janë tensionuar që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Së bashku me një grup të ngushtë deputetësh, Islami kritikoi asokohe linjën e bojkotit të ndjekur nga Rama, duke e cilësuar atë “alibi për të mbajtur drejtimin e partisë”. Kjo e futi deputetin Islami në listën e armiqve të Ramës, ndërsa në fund të vitit 2011 kryesia e PS-së vendosi përjashtimin e tij nga partia.
Largimi i Islamit nga PS-ja dhe ikja e dy deputetëve të tjerë, Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli, i kanë hequr mundësinë opozitës tashmë të bashkuar me Metën, për të bllokuar nismat e qeverisë “Berisha” në Kuvend. Përtej kësaj historie që u mbyll me përjashtim, në seancën e së hënës në Kuvend një grup deputetësh të PS-së ushtruan presion mbi Islamin dhe deputetët Dogjani e Kadeli, në mënyrë që ata të mos votonin përkrah mazhorancës për shkarkimin e Muhos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
1.Një grup njerëzish, anëtarë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të FRESSH-it protestuan para shtëpisë së Islamit, duke e etiketuar atë si një ndër “tradhtarët”. Për shpërndarjen e protestuesve u desh ndërhyrja e policisë,
2.“Ftoj kryetarin Rama që të jetë i kujdesshëm. Ishte vetë ai që më ka përjashtuar dhe tashmë unë jam i lirë të ushtroj të drejtën time për të vendosur. Do të jetë publiku ai që do të vendosë se cili nga ne të dy ka të drejtë
3. Largimi i Islamit nga PS-ja dhe ikja e dy deputetëve të tjerë, Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli, i kanë hequr mundësinë opozitës tashmë të bashkuar me Metën, për të bllokuar nismat e qeverisë “Berisha” në Kuvend