Adoleshentja, 1 mln leke gjobe per 1 pale streçe te vjedhura
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një milion lekë gjobë për një palë streçe të vjedhura. Ky është vendimi i gjykatës për një vajzë 18-vjeçare, së cilës i janë gjetur në çantë një palë streçe, që sipas prokurorisë i kishte vjedhur në një qendër tregtare. Vendimi është dhënë pak kohë më parë nga Gjykata e Tiranës, e cila dënoi 18-vjeçaren me gjobë për aktin e kryer. Sipas kallëzimit të shitëses, vajza kishte hyrë në dhomën e provës me katër artikuj dhe kishte dalë prej andej vetëm me dy prej tyre.
Nga kontrolli i ushtruar u gjendën dy etiketa, të cilat u përkisnin një palë streçeve dhe një bluze, ku vlera e të dy artikujve ishte 970 lekë të reja. “Kallëzuesja M. M., me detyrë shitëse në këtë qendër, ka deklaruar se në dhomën e provës të këtij dyqani ka hyrë një shtetase, të cilën nuk e njihte më parë. Ajo ka hyrë në dhomën e provës me katër artikuj dhe kur ka dalë nga ajo dhomë ka pasur vetëm dy artikuj”- thuhet në vendimin e gjykatës. Më tej thuhet se shitësja i ka kërkuar policisë të kontrollojë çantën e vajzës, ku janë gjendur dy sendet e deklaruara si të vjedhura. “Gjatë kontrollit i janë gjetur një palë streçe dhe një bluzë, të cilat kapin shumën 790 lekë, që sekuestrohen si prova materiale”, – thotë gjykata.
Në përfundim të gjykimit me procedurë të shkurtuar vajza është dënuar me 1.5 milionë lekë të vjetra. Kjo masë dënimi ka zbritur në 1 milion lekë për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në vendimin e dënimit gjykata arsyeton se “vepra e kryer nga e pandehura paraqet rrezikshmëri shoqërore, pasi prek marrëdhëniet juridike të vendosura nga shteti për të siguruar paprekshmërinë e pronës mbi sendet e luajtshme të personave privatë, të personave juridikë dhe të shtetit, të mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale”.