e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Orelesi ska dyshime: Tiranën e kemi mposhtur gjithnjë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Orelesi ska dyshime: Tiranën e kemi mposhtur gjithnjë

Nuredin Orelesi beson te fitorja ndaj Tiranës. E ka të qartë se përballë do të kenë një kundërshtar të fortë dhe luftarak, por ka bindjen se historia do përsëritet.

Orelesi-kryesore-470x2091-470x224Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai na rrëfen se nuk ka humbur kurrë ndaj bardhebluve. E cilëson delikate ndeshjen e së hënës, aq sa me një trepikësh mendon se titulli do të ishte më i realizueshëm.

Nigeriani tregohet i sinqertë në raport me veten, teksa e pranon që nuk ka qenë në formë, ndaj i mirëpret edhe kritikat.

Orelesi, Tirana do të jetë kundërshtari juaj këtë javë. Çfarë takimi prisni?

Besoj se është një ndeshje që nuk ka nevojë për shumë komente. Kur thua që kundërshtar do të jetë Tirana, sigurisht që kuptohet se përballë do të kemi një ndeshje të vështirë dhe delikate. Tirana është një klub me shumë histori dhe forcën e vet e ka dëshmuar në javët e fundit. Pritet të jetë një ndeshje si ato që jemi mësuar të shohim tashmë vitet e fundit në Korçë mes këtyre dy ekipeve.

Çfarë ju kujton Tirana në ndeshjet e luajtura me Skënderbeun?

Po më riktheni pas në kohë. Është një ekip i fortë, që të lë të luash futboll të bukur, por nuk mundet kollaj. Megjithëse në ndeshjet e fundit, që mbaj mend unë, e kemi mundur gjithmonë. Nëse fiton me Tiranën, je ekipi më i fortë në Shqipëri, kjo është e sigurt.

Kjo do të thotë se e mundni sërish këtë javë?

Atë shpresojmë. Normalisht që do të hyjmë në fushë për të kërkuar fitoren dhe kjo është diç- ka që dihet. Por të mos nxitohemi dhe ta marrim takimin me qetësinë e duhur. Duhet të jemi të përqendruar, pasi vetëm kështu do të marrim fitoren në këtë takim.

Nga ndryshon kjo Tiranë nga ajo që ju jeni mësuar të ndesheni?

Është po e njëjta fanellë, i njëjti klub i madh dhe e njëjta tifozeri që nuk ka ndryshuar. Tirana që mbaj mend unë ishte një ekip që nuk dorëzohej asnjëherë në fushë dhe kështu pres që të jetë kjo që ne do të kemi përballë të hënën. Një gjë e tillë është ajo që na motivon të jemi sa më shumë të përqendruar dhe të shohim vetëm këtë takim.

Jeni rikthyer dhe përshtatur mirë me ekipin, por nuk jeni ende Orelesi që të gjithë mbajmë mend. Pse ndodh kjo?

Sigurisht, i pranoj edhe kritikat. Jam munduar të kontribuoj për ekipin që në fillim kur kam ardhur dhe kam qenë në shërbim të trajnerit. Jam i vetëdijshëm që ende nuk jam në më të mirën time, pasi kisha rreth një muaj pa luajtur, por shumë shpejt do të më shihni akoma edhe më të fortë nga sa më mbani mend.

Çfarë ju ka bërë të hyni menjëherë në organikën e ekipit?

Dihet tashmë, fakti që kam luajtur me lojtarët e vjetër të ekipit, pra me boshtin e ekipit dhe pak a shumë e njoh lojën që bën trajneri Josa. Kjo më ka bërë që të përshtatem më shpejt me ekipin. Natyrisht tani jam në një ekip europian dhe disa gjëra edhe nuk i di mirë, por po i mësoj.

Lufta për kreun po rritet ndjeshëm, a është kjo gara më e vështirë e viteve të fundit?

Besoj se nuk është vetëm Partizani në luftë për titull, por edhe Tirana. Një gjë të tillë e them me bindje të plotë. Megjithatë, ne kemi katër pikë diferencë nga vendi i dytë dhe shumë më shumë nga i treti, prandaj duhet të mundohemi që të mbajmë këtë ritëm dhe të përfitojmë nga ndonjë gabim i kundërshtarit.

Me një trepikësh ndaj bardhebluve, do ishte më pranë titulli?

Me ekipin që kemi në dispozicion dhe me urinë për trofe të tjerë, them se e mundim Tiranën dhe kështu hedhim një hap të madh drejt titullit.

Përgatiti: LLAZI SARO