E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ofenduan Ronaldon pederast, akuzohet ekipi i Barcelonës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ofenduan Ronaldon pederast, akuzohet ekipi i Barcelonës

Gjatë ndeshjes Barcelona-Real Madrid, tifozët katalanas e ofenduan disa herë mesfushorin portugez duke e quajtur: pederast. Diçka e tillë nuk është përtypur nga shoqata për mbrojtjen e homoseksualëve që ka reaguar menjëherë.ronaldo7 Përmes një deklarate, drejtuesi i kësaj shoqate thotë se tifozët e Barcelonës duhet të dënohen dhe të mos e përdorin më fjalën "pederast" si fyerje në drejtim të futbollistëve të tjerë.

"Nuk është hera e parë që Kristiano Ronaldo etiketohet si i tillë dhe komuniteti LGTB ndihet i ofenduar. Kërkojmë menjëherë që Barcelona dhe skuadrat e tjera të marrin masa ndaj këtyre sjelljeve të pahijshme të tifozëve të tyre. Ne do ta ndjekim këtë çështje në rrugë ligjore", ka thënë Françisko Ramirez.