OKB heq nga lista e zeze pronarin e 'Dy kullave'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vendosi të heq përfundimisht nga lista e zezë e financuesve të terrorizmit emrin e sheikut arab Yasin Abdullah Ezzedine Kadi (Yasin Kadi) i njohur në Shqipëri si pronari dhe ndërtuesi i “Dy kullave” që ndodhen përballë piramidës. Ai ishte i dyshuar se kishte lidhje me organizatën terroriste “Al Kaeda”, por nuk provua kurrë në proceset gjyqësore që u zhvilluan. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga departamenti për informim në OKB dhe përfaqësuesi i sheikut në Shqipëri, Hamza Abu Rayan. Sipas këtyre të dhënave zyrtare, vendimi i heqjes së emrit të tij nga kjo listë pas rreth 10 viteve, është marrë në mbledhjen e Komisionit të Këshillit të Sigurimit të mbajtur me datë 5 tetor 2012 në SHBA.
Vendimi
“Ky vendim është marrë në datë 5 tetor 2012 dhe ka ardhur pas shqyrtimit të kërkesës që vetë z.Yasin Kadi ka paraqitur përmes Avokatit të Popullit të caktuar sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit me nr.1904 të vitit 2009. Komisioni ka marrë në shqyrtim raportin e plotë të Avokatit të Popullit dhe më pas ka vendosur të pranojë kërkesën për heqjen e z.Kadi nga e ashtuquajtura “lista e zeze” e financuesve të terrorizmit. Në përfundim të shqyrtimit të plotë të çështjes, bazuar mbi argumentet e pakundërshtueshme që ishin paraqitur nga përfaqësuesit e biznesmenit saudit, Komisioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendosi që ngrirja e pasurive, ndalimi i udhëtimit dhe embargoja e parashtruar në paragrafin 1 të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1989 (2011) të mos zbatohen më për arabin Yasin Kadi”, - thuhet në njoftimin zyrtar të departamentit të informimit pranë OKB-së.
Reagimi
Nga ana tjetër, sipas njoftimit të dhënë nga përfaqësuesi i sheikut në Shqipëri, mësohet se pronari dhe ndërtuesi i “Dy kullave” dhe shumë pronave në Shqipëri, e ka mirëpritur këtë vendim. “Z.Yasin Kadi e ka vlerësuar maksimalisht vendimin e marrë nga Komisioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke theksuar se ky vendim ndreq një padrejtësi flagrante të bërë në drejtim të personit të tij. Po ashtu ai është shprehur se ky vendim i hap udhën zgjidhjes së mëtejshme të problemeve ligjore të krijuara në mënyrë të padrejtë ndaj tij dhe pasurive të tij në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë”, - thuhet në reagimin e drejtuesit të kompanive të sheikut në Shqipëri. Sipas këtyre të dhënave, vetë sheiku që në momentet e para të përfshirjes së emrit të tij në listën e “zeza” të OKB-së, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura dhe ka ndjekur rrugën ligjore për pastruar emrin e tij dhe për të rifituar pasurit e bllokuara në mënyrë të padrejtë.
Pronat
Me heqjen e emrit të tij nga lista e zeza dhe kohë më parë vendimit të OKB-së për lirimin e pasurive të bllokuar, pritet që edhe në Shqipëri të nis procedura e kthimit të pronave të tij, ku mësohet se ka blerë rreth 19 objekte të ndryshme në vend, duke përfshirë këtu edhe ndërtimin e “Dy kullave” dhe disa lokale nëpër Shqipëri.