e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nuk jam Mesi, por sjam as një hiç

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk jam Mesi, por sjam as një hiç

Në palmaresin e tij gjen 30 medalje, po aq sa Pele, por më shumë se shoku i skuadrës Lionel Mesi, i cili është i vetmi lojtar i Barcelonës që numëron më tepër ndeshje se Dani Alvesh.AlveshE megjithatë braziliani është akuzuar gjithnjë nga kritikët se ai nuk di të mbrojë. Por, gjatë një interviste për britaniken "SportsMail", 32-vjeçari përfiton nga rasti për t'u dhënë këtë përgjigje:

"Është e vërtetë që unë nuk jam Lionel Mesi, por jam pjesë e skuadrës më të mirë të FIFA-s së sezonit të fundit. Për dikë që nuk di të mbrojë, besoj se janë shumë që të luash 9 vite për të njëjtin klub".