Ministri frenon për Benzemanë: Nuk është koha që të rikthehet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ministri francez i Sporteve, Patrik Kaner, thotë se nuk beson ende se janë pjekur kushtet që Karim Benzema të rikthehet në kombëtaren franceze.
Shpresat e sulmuesit të Realit për të shkuar në Europian janë të mëdha, sepse gjykata ngriu kufizimet ndaj lojtarit për akuzat e shantazhit me videon erotike të shokut të skuadrës, Valbuena.
Por Kaner deklaroi për radion "RTL": "Unë mendoj se kur firmosim një kod etike për të qenë pjesë e kombëtares franceze, ne duhet ta respektojmë atë dhe unë mendoj se në këto momente kushtet për sa i përket Benzemasë nuk janë pjekur ende".
Por ai shtoi: "Por, në të njëjtën kohë, unë do të respektoj vendimin e sportistëve dhe presidentit të federatës (Noel Le Grae).
Trajneri gjithashtu dëshiron të ketë në dispozicion lojtarët më të mirë për Europianin". Tekniku Didie Deshamp nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për ta pasur bomberin kryesor të skuadrës në "Euro 2016" pas pezullimit të sulmuesit nga federata në dhjetor 2015.