'Nuk i dua penalltite, me kujtojne Bajernin'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me tre golat e tij ai ka qenë një prej lojtarëve me deciziv të Gjermanisë në fazën e grupeve. Edhe pse Lëv e uli në stol me Greqinë, Mario Gomez është sqaruar me trajnerin. Sulmuesi 27-vjeçar flet për rivalitetin me Klosen, gjysmëfinalen me Italinë dhe faktin se do të donte shmangien me çdo kusht të gjuajtjes së penalltive për të vendosur finalisten. Mehmet Sholl iu akuzoi pas ndeshjes me Portugalinë se shpërdoroni shumë dhe nuk e ndihmoni skuadrën në fazën mbrojtëse.
Çfarë mendoni për deklaratat e tij, të cilat shkaktuan shumë polemika?
Nuk është ekzaktësisht kështu. Ai shprehu një mendim, i cili u interpretua në mënyra të ndryshme, por gjithçka i takon së shkuarës. Keni shënuar me Portugalinë dhe Holandën 3 gola.
Në çerekfinale, Lëv iu uli në stol. Sa i dhimbshëm ishte ky moment?
Është normale që një lojtar zhgënjehet, por pas dy apo tre orësh kalon gjithçka. Këto vitet e fundit mes meje dhe Kloses ka pasur konkurrencë, por unë jam i kënaqur që kam luajtur një rol kaq të rëndësishëm për kombëtaren. Trajneri e sqaroi vendimin e tij me lojtarët që uli në stol, por edhe publikisht. Tha se i duhej t’i kursente forcat për të rikarikuar bateritë në 100%. Edhe Podolski dhe Myler u ndjenë si unë, por rezultati 4-2 ndaj Greqisë dëshmoi se trajneri mori vendimet e duhura.
Veçanërisht media e huaj u befasua që golashënuesi i turneut u la në pankinë…
Ishte thjesht një ndeshje. Shpresoj dhe besoj se për Gjermaninë do të jem sërish një alternativë këtë turne. Për mua dhe skuadrën e rëndësishme është që arritëm në gjysmëfinale, pak rëndësi ka kush luan unë apo Klose. Ky është një përbërës shumë i rëndësishëm i suksesit tonë.
Çfarë doni të thoni?
Për Lëvin është një situatë shumë e bukur fakti që ka mundësi zgjedhjeje në një skuadër me kaq kualitete dhe lojtarët e pranojnë stolin. Kjo flet për një frymë bashkimi në ekip. Te Gjermania nuk do të shikoni kurrë ato fytyrat e ngrysura të lojtarëve francezë kur zëvendësoheshin me Spanjën.
Pra, ju kënaqeni kur Klose shënon?
Absolutisht po. Përpara Evropianit Lëv foli dhe për mundësinë që skuadra në momente të caktuara mund të luante vetëm me dy sulmues me klasiken 4-4-2.
A mendoni se kjo skuadër mund të luajë me këtë skemë?
Gjermania rreshtohet më mirë taktikisht me modulin 4-2-3-1 dhe nuk mendoj se është nevoja të ndryshojmë.
Ekipe të tjera si Spanja për shembull e kanë zhdukur pykën e mirëfilltë dhe luajnë me “9”-ën e fshehur. Shqetësoheni se bomberat e racës janë një specie në zhdukje?
Nuk është vetëm për mua ky problem. Por, nëse sulmuesi pykë do të zhduket në 10 vitet e ardhshme nuk është se më intereson shumë.
Italianët luajnë me Balotelin dhe Kasanon. Çfarë mendoni për këta sulmues?
Janë dy prej lojtarëve më të rrezikshëm. Janë të fortë fizikisht dhe nuk do të jetë e lehtë për mbrojtjen tonë. Megjithatë, Badshtuber dhe Humels do t’i mbajnë nën kontroll. Dyshja jonë e qendërmbrojtjes ka luajtur një turne të shkëlqyer. Shumica e ekspertëve e vlerësojnë Italinë si një kundërshtare më të fortë se anglezët. Që të luash kundër italianëve është më e vështirë, kjo është diçka e vërtetë. Por këtë Evropian ne nuk kemi parë Italinë tipike. Ata jo vetëm mbrohen. Kanë një lojtar si Pirlo që është truri i skuadrës. Fitoren me Anglinë e merituan. Patën më shumë shanse, edhe pse goli nuk erdhi për 120 minuta. Ndërsa e shikoja ndeshjen nga televizori, m’u kujtua finalja e Champions-it me Çelsin dhe kuptova se si ndiheshin anglezët në ato momente.
Meqë ra fjala te Çelsi. Shvajni pranoi se nuk e ka kaluar ende shokun e asaj finaleje të humbur në shtëpi. Po ju?
Unë jam i përqendruar vetëm te skuadra kombëtare por, sigurisht që s’e kam harruar atë finale. Po fituam Evropianin besoj se çdo kujtim i hidhur i asaj dite do të më fshihet nga kujtesa.
Ku e keni parë gjysmëfinalen e Botërorit të 2006-ës me Italinë?
Në kopshtin e shtëpisë sime.
Është e vërtetë që ndeshjen e 1/16-ave me Suedinë e keni parë me tifozët në shesh?
Po, dhe mbaja veshur një paruke dhe syze. Askush nuk më njohu dhe nuk më kërkoi autograf.
Brehmen: Itali, Klose ta nxin jetën!
Autori i golit të vetëm të finales së Botërorit të 1990-ës, kundër Argjentinës në Romë, u ka bërë thirrje të besuarve të Prandelit që të tregojnë shumë kujdes me Klosen. “Italianët e njohin mirë Miron, por duhet të bëjnë shumë kujdes. Klose ka një motiv më shumë për t’u treguar se çfarë është në gjendje të bëjë. Do t’ua vështirësojë punët në maksimum”, – deklaroi legjenda Andreas Brehme, i cili ka luajtur gjithashtu me Interin.
“Jam ngopur me finalet”
Për Tomas Mylerin ka ardhur koha që t’i jepet fund makthit kundër italianëve. Sulmuesi i Bajernit do quante dështim vetëm kualifikimin për në finale. “Është momenti ynë më i mirë për ta thyer tabunë kundër Italisë. Unë jam i ngopur me medaljet e nënkampionit, prandaj në Kiev më datë 1 korrik nuk do më kënaqte asnjë rezultat tjetër veç trofeut të kupës”, – tha ylli 22-vjeçar.
“Nuk kam probleme me Mertesaker”
Me Badshtuberin, mbrojtësi i Dortmundit, Mats Humels, ka treguar se janë një dyshe shumë e vështirë për t’u thyer. “Mertesaker nuk e ka pritur keq faktin që unë i zura vendin. Përkundrazi, ai është sjellë si një profesionist i vërtetë dhe më ka uruar për paraqitjet e mia. Për të gjithë e rëndësishme është fitorja e Gjermanisë”, – u shpreh Humels.
Nojer: Pirlo s’do e bënte ‘lugën’ me mua
Manuel Nojer është përgatitur psikologjikisht edhe për goditjet e 11-metërshave me Italinë, madje do të ishte gati, ashtu siç bëri në finalen e Champions-it me Bajernin, të merrte përsipër dhe goditjen e penalltisë përpara Bufonit. Dueli mes Italisë dhe Gjermanisë në gjysmëfinale është konsideruar dhe si një sfidë e dy prej portierëve më të mirë të botës. “Varet nga numri i lojtarëve që do të godasin, por nëse do më duhet, atëherë unë jam gati të gjuaj përballë Bufonit. Nëse portieri pëson një gol si ai i Pirlos me Anglinë më mirë të heshtë, por nëse lojtari gabon, atëherë…
Unë do përpiqem të tregohem i kujdesshëm nëse fati na çon deri në këtë pikë. Nëse unë përgatitem për një goditje të tillë, ndoshta Pirlo e dërgon në cep të portës. Gjuajtësit janë të bekuar, sepse në një moment të tillë i kanë të gjitha mundësitë”, – shprehet numri 1 i skuadrës së Lëvit gjatë një interviste për italianen “La Gazzetta Dello Sport”. 26-vjeçari i tërheq vëmendjen Gjermanisë që të bëjë kujdes me Italinë, sepse shikon tek të kaltrit të njëjtën frymë si në Botërorin e vitit 2006. Por ish-ylli i Shalkes vihet në vështirësi kur i pranon gazetarit se e njeh të gjithë skuadrën italiane, por kur e pyesin për Diamantin bie heshtja, ndërsa për Balzaretin shton: “E di se si luan, por në cilën skuadër”.