Notat e lojtarëve/ Lacio humbi në Olimpiko, Berisha më i miri në fushë (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Etrit Berisha është vlerësuar me notën maksimale 6.5 pas ndeshjes mes Lacio-Sasuolo (0-2). "Eurosport" ka vlerësuar pozitivisht performancën e treguar nga portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, duke vënë theksin tek aftësia e tij për të mbushur hapësirat në mbrojtjen e Lacios që linte shumë për të dëshiruar.
Edhe pse ndeshja e së hënës mbrëma për skuadrën e Berishës ishte për t'u harruar, për faktin se ekipi iu largua edhe më shumë zonës për të zënë një vend Ligën e Europës, performanca e portierit ishte më e larta bashmë ke Konkon, po 6.5.
Berisha ishte mes të rikthyerve në Olimpiko pas qëndrimit në stol për disa javë. Po kështu ishte edhe sulmuesi Miroslav Klose. Ky i fundit u vlerësua me notën 5.5 për aksionet e tij në sulm, por që u ndalën nga portieri kundërshtar.
