e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Not perfundon kampionati i moshave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Not perfundon kampionati i moshave

“Te Stela” dhe Tirana janë kampionë ekiporë të kampionatit kombëtar të notit për moshat e reja. Turneu i parë i Federatës Shqiptare të Notit përfundoi dje në Akuadromin e Tiranës. Si sportistë më të mirë të aktivitetit u shpallën Binald Mahmuti, Klejdi Kadiu, Klea Konopleva dhe Sonia Kapedani. Problemi i vetëm i kampionatit ishte debati për notaren Flaka Pruthi nga Kosova, e cila bënte pjesë në ekipin Tirana Delfina Sport dhe që nuk u lejua të merrte pjesë në garë. Për këtë reagoi edhe Federata e Kosovës.