e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Norvegjia, De Biazi frikeson te besuarit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Norvegjia, De Biazi frikeson te besuarit
Trajneri i kombëtares ka shpërndarë ftesat e grumbullimit në klubet e huaja ku aktivizohen lojtarët kuqezinj. Ja emrat që do të diskutojnë Norvegjinë! Edhe pse prej gati një jave, pesë lojtarë, tre të kampionatit shqiptar e disa të ardhur rishtas nga shtete të ndryshme të Evropës, trajneri i kuqezinjve, Xhani de Biazi nuk e ka zbardhur ende listën e tij anti-Norvegji. Pritet ta bëjë në ditët në vazhdim, por duke qenë se ka vështirë për shkak mungesash, ai ende është në diskutime për ata që do të marrë.

Ndeshja me Norvegjinë, në ora 20:30 të premten e 7 qershorit, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të jetë çelësi i suksesit të kombëtares sonë, nëse do të shpresojë shumë për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror “Brazil 2014”.

Duke qenë përpara disa mungesave të rëndësishme, edhe për shkak kartonë, apo dhe dëmtimesh, të tilla si Roshi, Cana, Lila, Bakaj, Vangjeli, Meha e Kukeli, situata nuk duket fort e këndshme përpara kësaj ndeshjeje, sidomos për italianin e bankinës kuqezi.

Duket se ka rënë dhe opsioni për një ndeshje miqësore ndaj Turqisë, në Zvicër, më 1 qershor, paçka se trajneri i kuqezinjve, edhe për të qenë larg atmosferës së nxehtë të tifozëve në Shqipëri, kishte kërkuar stërvitje jashtë vendit. Do të vazhdohet në resortin “Tropikal”, ndërsa tani që kanë përfunduar dhe kampionatet, grumbullimi i kuqezinjve, së bashku me listën e lojtarëve, duket se do të jetë e shpejtë.

Por deri më tani nuk ka ende gjë zyrtare. Hyrjet e reja në këtë kombëtare do të jenë Jurgen Gjasula, Ilir Berisha, Vullnet Basha, Amir Abrashi, Ergys Kaçe, të cilët do të mund të plotësojnë mungesat e kuqezinjve në këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë në shtëpinë tonë. Duhet kujtuar se dhe 14 vjet më parë, më 5 qershor, ne kemi luajtur me Norvegjinë në “Qemal Stafa”.

Kemi qenë me entuziazëm nga ai barazim i tetorit 1998, në Oslo, 2-2, ashtu siç jemi dhe tani nga ajo fitore e 22 marsit, 1-0 nga goli i Salihut. Kështu që euforia dhe mungesat do të bëjnë punën e vet. Por duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse Norvegjia është Norvegji…