e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Klop: Ka edhe me keq se medalja e argjendte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klop: Ka edhe me keq se medalja e argjendte
Pavarësisht se humbi në finalen e Ligës së Kampioneve përballë Bajernit, trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, mendon se ky sezon ka qenë një sukses i madh për ekipin e tij. Ai ka thënë me ironi se, “Londra ishte qyteti olimpik dhe ne arritëm të ktheheshim nga atje me një medalje të argjendtë. Kam dëgjuar për rezultate më të dobëta se kaq”.

Klop shprehet se për momentin janë të mërzitur, por duhet kuptuar se sa fantastike ka qenë ajo që ka bërë Borusia gjatë tre viteve të fundit.

“Ka zhgënjim, ka edhe mërzi për një ndeshje të tillë, por kjo është normale. Të vjen keq sepse na u dha mundësia por nuk e shfrytëzuam. Megjithatë së shpejti do të vijë edhe ndjesia se sa fantastike ishte të shkonim deri në atë pikë falë asaj që kemi bërë në tre sezonet e fundit, ku jemi përmirësuar vazhdimisht.