e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nje vajze e vogel leter David Luizit: 'Ti je kampioni im'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nje vajze e vogel leter David Luizit: 'Ti je kampioni im'

David Luiz u pa për herë të fundit duke lënë fushën e lojës i përlotur teksa Brazili u mund nga Gjermania me rezultatin 1:7 në Kupën e Botës. Por mbrojtësi iu rikthye medias sociale me një postim shumë prekës. Ai ka publikuar një letër nga një fanse e vogël me emrin Analuz, e cila i jep forcë futbollistit.

Përshëndetje David Luiz,

Emri im është Analuz.

I kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Brazilit në Kupën Botërore dhe më pëlqeu loja jote.

Mendoj se nuk duhet të jesh shumë i trishtuar sepse luajte mirë dhe bëre më të mirën që munde. Ishe një kapiten i shkëlqyer.

E tillë është jeta, ndonjëherë njerëzit humbin dhe ndonjëherë fitojnë, por ata duhet vetëm të jenë të lumtur.

David Luiz, ti je kampioni im.

Analuz Penna Reale.