e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nje gjykates i korruptuar terheq zvarre tere shtetin dhe drejtesine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nje gjykates i korruptuar terheq zvarre tere shtetin dhe drejtesine
Edhe institucioni më i lartë i drejtësisë, KLD, nuk po arrin ta detyrojë një gjykatës të zhytur këmbë e kokë në paligjshmëri ti nënshtrohet masave ligjore dhe disiplinore. Ky është njoftimi që KLD ka shpërndarë në disa gazeta, përmes të cilit lajmeron gjykatësin e Durrësit Neritan Tabaku që të parqitet në mbledhjen e ditës së premte të KLD-së, ku ai duhet të përgjigjet për akuzat e ngritura ndaj tij dhe ku pritet të merret edhe vendimi për shkarkimin nga detyra.

Tabaku ka refuzuar për të disatën herë të paraqitet në mbedhjen e KLD-s, duke i shpëtuar marrjes së vendimit për shkarkimin e tij. Ligji parashikon se KLD nuk mund ta shkarkojë një gjykatës pa dhënë shpjegime personalisht, ose përmes një avokati të caktuar prej tij, dhe tashmë ai po e shfrytëzon këtë klauzolë, dhe duke e zgjatur pa fund betejën me KLD-në. Po kështu, ai refuzoi për dy muaj me radhë ftesën e prokurorisë për tu marrë në pyetje, për llogari të një hetimi penal që është hapur ndaj tij por që është bllokuar pasi tabaku refuzon të përgjigjet para hetuesve.

KLD-ja dhe Prokuroria i kanë dërguar në mënyrë sistematike dhjetra fletëthirrje, por ai për 2 muaj u zhduk nga skena dhe nuk gjendej. Më pas deklaroi se është i sëmurë dhe i dërgoi KLD-së një raport mjeksor. KLD-ja ka caktuar dy hera radhazi mbledhje të posatshme vetëm për të shqyrtuar rastin e këtij gjykatësi, por ai e ka sabotuar këtë proces. Në këto kushte KLD-ja i është drejtuar njoftimeve në gazeta si fletëthirrje publike për gjykatësin Tabaku, duke shënuar një rast të paprecedent të funksionimit të shtetit.

Tabaku është pezulluar nga detyra dhe është vënë nën hetim, lidhur me abuzimet më detyrën për shkak se mbante te pazbardhuar dosjet gjyqësore për vite me radhë. Një ndër to ishte edhe ajo e vrasiësit të shefit të policisë së Shijakut, Ilir Xhakja. Tabaku e liroi vrasësin Xhakja dhe ia mbajti dosjen peng për gati 2 vjet, duke e bllokuar kështu prokurorinë të bëjë apelimin e vendimit.

Edhe pse ai është nën hetim, edhe pse u zbulua nga një inspektim i KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë se kishte shkelur në dhjetra raste ligjin, sërish nuk është shkuar më tej në marrjen e masave ligjore, por hetimi dhe procedimi disiplinor janë lënë në dorë tëtij i cili për shkak të kësaj është duke u tallur me tërë sistemitn e drejtësisë. Mesa duket korporata “gjykatë-prokurori” është duke funksionuar shumë mirë.