Alarm per bombe ne Gjykaten e Tiranes, policia rrethon godinen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rreth orës 11:00 në Gjykatën e Tiranës është tronditur nga një alarm për shpërthim bombe në godinë. Menjëherë pas sinjalizimit Policia e Tiranës është nisur për në vendngjarje. Aktualisht i gjithë stafi ka dalë jashtë godinës, duke ndërprerë në këtë mënyrë të gjithë seancat që ishin planifikuar të zhvilloheshin sot.
Sipas të dhënave të para nga policia, mësohet se paraditen e sotme në sallën operative të Policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë anonime, që raportonte për një bombë në godinën e Gjykatës së Lartë.
Në orën 11:20 Policia e Tiranës ka rrethuar me shirit godinën e Gjykatës së Tiranës dhe nuk lejohet të hyhet brenda.
Në vijim pritet të hetohet nëse alarmi mbi ekzistencën e bombës është i vërtetë apo bëhet fjalë për një alarm i gënjeshtër.