Një fëmijë futet në fushë, godet kroatin Dvornekoviç
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kur pritej të startonte pjesa e dytë dhe topin nga qendra ta luante skuadra e Kukësit, ka ndodhur një situatë e pazakontë. Një fëmijë kapërcen rrethimin e brendshëm të stadiumit dhe futet në fushë, duke u shpëtuar forcave të rendit.
Menjëherë ai shkon me vrap drejt qendrës së fushës dhe gjen të papërgatitur gjyqtarin Jemini, i cili në atë moment po sinjalizonte për rifillimin e lojës. Topin e kishte në këmbë sulmuesi, i cili po përgatitjet ta pasonte te Dvorenkoviç.
Në këtë moment, fëmija i rrëmben topin Eminit dhe gjuan me forcë. Më pas vrapon disa metra dhe kthehet sërish në vendin ku nis loja, por këtë herë e tepron, duke goditur me shpullë kroatin e Kukësit, Dvornekoviç.
Kjo ka shkaktuar të qeshura pa fund në stadium, ndërsa minoreni kuptoi gabimin dhe u nis për t'u kthyer sërish në tribunën nga ku ishte futur në fushë. Në këtë rast forcat e rendit ndërhynë me sportivitet.