I kuqi i Bashës, merret vendimi për mesfushorin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Migjen Basha i cili u ndëshkua më karton të kuq në sfidën e fundjavës që lamë pas ku skuadra e tij luajti ndaj Peskarës së Ledian Memushajt ka mësuar sot vendimin nga Komisioni i Disiplinës.
Fatmirësisht mesfushori do të mungojë vetëm në një ndeshje. Kështu, Migjen Basha nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij në sfidën e së dielës me Pro Verçelin në shtëpi, për t'u rikthyer më pas në sfidën e javës së ardhshme me Barin në transfertë.
Incidenti mes Memushajt dhe Bashës nuk ka qenë aspak serioz siç u mendua në fillim, ndaj dhe mesfushori kosovar i ka shpëtuar një dënimi të mundshëm.