e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nje Boterore... Brenda familjes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nje Boterore... Brenda familjes
Te luash nje kupe bote eshte enderra i te gjith lojtarve dhe gjithashtu edhe i prinderve te cilet qe ne hapat e para i percjellin femijet drejte rrugetimit te tyre ne boten e futbollit, neper fusha stervitje ose stadiume ne vende te ndryshme te botes. Ne Afriken e Jugut ky boterore do jete totalisht nje boterore brenda familjes, dikush do jete ne dhomen vellain e tij, dikush do e kete edhe kundershtar ndersa te tjere do kene babain e tyre trajnere te ekipit kundershtare keshtu do e permbajne veten disi, por me e keqja eshte ta kesh vjerrin trajnerin e kombetares edhe idullin e futbollit Argjentinas...

Me kombetaren e Bregu Fildishte ndodhen perball njeri tjetrit vellezrit Toure, Yaya e Kolo, ndersa ne kombetaren Hondurasit do kemi prezent Johnny e Wilson Palacios. Ndoshta eshte nje rastesi? As qe behet fjale, mjafton te kalojme nga kombetarja Japoneze dhe ajo e Paraguait ku ne te njejten fushe stervitje Shunsuke Nakamura dhe vellai Kengo per Japonin dhe Edgar e Diego Barreto per Paraguain do te kene te njejten eksperience ne kete Boterore. Perseri 2 cifte vellezrish jane ndare nga trajneri Meksikane Aguirre i cili thyu enderren e vllezerve Dos Santos, Giovanni e Jonathan ku ai qe duhet te linte vendin tjetrit eshte ai qe eshte me pak i famshem... Dmth Jonathan.

Shume me kurioz eshte historia e vllezerve Boateng, te dy kane lindur ne Gjermani por ne Afrike do te perfaqesojne kombetare te ndryshme, Jerom do te vesh bluzen e kombetare Gjermane ndersa Kevin Prince do te vesh ate te kombetares Ganeze, dhe per vene qershine mbi torte ka menduar fati i cili me date 23 qeshore do i vej njeri kunderte tjetrit ne ndeshjen e fundit te grupit D.

Le te vazhdojme udhetimin tone "familjare" mbi 768 personazhet e boterorit. Ne ekipin e Sllovenis dhe Kamerunit do jene kusherit Handanovic, te dy portiera dhe Song te Kamerunit Rigobert e Alexandre. Ndersa Bob Bradley trajneri i ekipit kombetare te USA, do kete nen urdherat e tij djalin e tij Michael. E njejta situate edhe ne kombetaren Sllovake ku Vladimir Weiss ke futur ne listen e 23 lojtarve djalin e tij te vetem.

Po nese te kesh nje baba trajnere te kombetares ku do perfaqesosh vendin tend mund te jete limituese ne gjerat qe mund te besh, atehere cfare duhet te thone Van Bommel dhe Aguero te cilet do kene vjehrrit  e tyre respektivisht njeri trajnere i Hollandes tjetri i Argjentines,  Van Maarwijk e Maradona te cilet nuk do u humbasin nga shikimi tyre.

Duke u rikthyer mbrapa ne kohe dhe te rikujtojme protagonistet e tjere nuk mund te harrohen vllezrit De Boer per Hollanden, Degen per Svicerren, ose Cesare e Paolo Maldini per Italin dhe Alonsot per Spanjen... Si te thuash nje boterore brenda mureve te shtepis...