e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Hollanda, fituesja pa trofe.

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hollanda, fituesja pa trofe.
Tulipanet e  Hollandes pelqehen nga te tere dashamiresit e futbollit por asnjehere nuk merren si favorite per te fituar trofeun. Gjithmone gabojne diku dhe si perfundim ekipe me tradite si Brazili, Italia, Gjermania apo Argjentina  arrijne te shkojne me larg se tulipanet! Kete vit kane nje brez te arte dhe te kolauduar (kane arritur ne finale duke i fituar te tera ndeshjet eliminatore), dhe trajneri i ri akoma nuk e ka njohur humbjen.

Pas zhgenjimit ne ndeshjen me Rusine ne kampionatin Evropian, trajneri Marko Van Basten dha doreheqjen duke i hapur rruge nje fryme te re. Bert Van Marvik eshte munduar te ruaje harmonine ne grup e cila ka qene shpesh here decisive ne ndeshjet e Hollandes( kujtojme Krojf ne 74 pati mosmarrveshje dhe nuk shkoi ne 78-ten e deri tek perjashtimi i Sedorf dhe Van Bomel nga trajneri Marko Van Basten ne 2008-ten).

Hollanda ka dobesi ne mbrojtje dhe nuk ka mentalitetin e duhur qe ka nje skuader e cila luan per rezultat ndaj dhe  kompanite e basteve nuk e shohin si favorite megjithse se fundmi koeficenti per  daljen kampion te portokallinjve eshte ulur ndjeshem nga 1-14 ne 1-9. Kjo tregon qe Hollanda eshte ne forme shume te mire!

Edhe tifozet te cilet jane te shperndare kudo neper bote kete vit shpresojne. Shpresat me te medha jane tek dyshja Roben -Shnajder  te cilet ishin deciziv ne Champions Legaue, por gjithashtu pa anashkaluar te tjeret sic jane: Van Persi, Van der Vart, Van Bomel te cilet mund te ndryshojne rrjedhen e ndeshjes ne cdo cast!

Perseri hijet e dyshimit ndjekin skeptiket te cilet mendojne qe Hollanda do pesoje deshtimin e radhes. Gjithsesi tulipanet  shquhen per futbollin total, per filozofine qe te fitojme duke sulmuar, per tifozet e vecante. Te tera keto sebashku bejne qe edhe po nuk  arriti te shkoi deri tek trofeu perseri do  lere gjurme ne kete boteror. HUP HUP Holland!