e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nishani emeron Edi Ramen si kryeminister te vendit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nishani emeron Edi Ramen si kryeminister te vendit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka emëruar sot Edin Ramën si kryeministër dhe e ka mandatar për krijimin e kabinetit të tij qeveritar. Rama ka shkuar në orën 09:56 minuta në godinën e Presidencës ku dhe u takua për pak minuta me kreun e shtetit. Nishani i ka dorëzuar Ramës dokumentin ku e ngarkon për formimin e qeverisë së re.

Më herët Presidenti bëri të ditur ditë më parë se me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri.