e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Ndertimet pa leje, konflikt mes komunes Ishem dhe Kishes Franceskane

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ndertimet pa leje, konflikt mes komunes Ishem dhe Kishes Franceskane

Një konflikt ka nisur sot mes komunës Ishëm dhe Kishës Françeskane. Mësohet se shkak është bërë një aksion i ndërmarrë për prishjen e ndërtimeve pa leje nga Komuna Ishëm. Kjo e fundit ka shembur traun e vendosur nga kisha si dhe ka tentuar shembjen e një kryqi.

Incidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Kepi i Rodonit”.  Ngjarja është denoncuar nga përfaqësues të Kishës, duke e cilësuar një akt të paprecedentë. Ndërkohë, nga ana e komunës Ishëm pretendohet se trau ishte vendosur në mënyrë të paligjshme.  Nga ana tjetër kisha sqaron se kjo pjesë toke nuk cenon interesat e një pale të tretë dhe komuna nuk mund të ndërhyjë. Sipas përfaqësuesve të kishës pretendimet e kryetarit të komunës nuk qëndrojnë dhe ai ka dashur të thyejë kryqin dhe ka hequr traun.