e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nishani dekreton kabinetin e ri qeveritar

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nishani dekreton kabinetin e ri qeveritar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ditën e sotme ka dekretuar qeverinë e re. Një ditë më parë kreu i shtetit Nishani dekretoi Edi Ramën si kryeministër, duke e ngarkuar të krijojë qeverinë e re. Gjatë ditës së djeshme Rama gjatë takimit me presidentin i prezantoi edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Dhe Kreu i Shtetit nuk vonoi dhe sot publikoi në faqen e Presidencës në ueb, dekretin ku kërkohet hyrja në fuqi menjëherë e këtij dekreti.

D E K R E T

Për emërimin e Këshillit të Ministrave

Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1. Zoti Edi Rama, Kryeministër

2. Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër

3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme

4. Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes

5. Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme

6. Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian

7. Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave

8. Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

9. Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit

10. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes

11. Zonja Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit

12. Zoti Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë

13. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës

14. Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë

16. Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave

17. Zoti Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë

18. Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit

19. Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike

20. Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore

21. Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8304

Tiranë, më 11 shtator 2013

Presidenti i Republikës

Bujar Nishani

Hapi i radhës tani mbetet miratimi në parlament.

/Shekulli Online/ E.L/