Nishani e firmos, ne prill nis loja e pare e Lotarise Kombetare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nga prilli Lotaria Kombëtare do të fillojë të hedhë në treg lojën e parë. Presidenti i Republikës dekretoi ligjin që sanksionon lidhjen e marrëveshjes së shtetit shqiptar me “Austrian Lotteries”, duke i hapur kështu rrugë fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri. Edhe pse e shoqëruar me shumë kundërshtime dhe sidomos me hije dyshimi për kriteret bazë mbi të cilat u përzgjodhën kompanitë që hapën edhe debat të gjerë në vend, duket se tashmë licenca për Lotarinë Kombëtare i ka kaluar gjithë hallkat dhe i përket “Austrian Lotteries”. Kompania, përmes një njoftimi për shtyp, detajoi se loja e parë që do t’i ofrohet publikut është produkti Loto me formulën “6 nga 39”, ndërsa në pjesën dytë të vitit është planifikuar të zgjerohet portofoli i produkteve duke hedhur në treg dy lloje kartash gërvishtëse.
“Austrian Lottery” do t’i paguajë arkës së shtetit paratë mbi përqindjen e xhiros që bën. Kjo licencë u dha vetëm për 4 milionë euro, një fakt ky që u kundërshtua shumë, sidomos nga opozita. “Austrian Lotteries” ishte kompania që u përzgjodh nga qeveria shqiptare duke i dhënë asaj ekskluzivitetin për lojërat për një periudhë 10-vjeçare. Aktiviteti i Lotarisë Kombëtare do të mbikëqyret nga Ministria e Financës, sikurse bëhet aktualisht për kazinotë apo të tjera lojëra nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit