Rrefehet A. Drizi: Julianin e kisha shok. Ardiani me pyeste 'a di gje nese e kane gjetur'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Djali 12 vjeç: S‘më ngacmoi, dyshova për rrëmbimin
Djali 12-vjeçar i mikeshës së Ardian Prrenjasit, Adelina Drizit, mund të kishte qenë “viktima” e radhës së 45-vjeçarit, edhe pse vetë i mituri shpjegon se 45-vjeçari nuk ishte sjellë në mënyrë të dyshimtë ndaj tij. Djali i mitur tregoi dje për gazetën “Panorama” se kishte pasur dyshime për rrëmbimin e 10-vjeçarit A. Cani, që në momentin kur kishte parë dyert e mbyllura në banesën e Ardian Prrenjasit, pasi sipas tij nuk i mbyllte asnjëherë. Dyshimi ishte shtuar për të kur një i afërm i djalit, polic burgjesh, e kishte pyetur nëse e njihte A. Canin dhe më pas edhe personin që banonte te shtëpia përballë.
Në atë moment, Drizi i kishte thënë që të lajmëronte policinë, pasi Ardian Prrenjasi e mbante djalin të mbyllur brenda. Erdhën shokët e punës së Ardianit dhe më thanë që ai kishte humbur. Unë i çova deri te shtëpia e tij dhe kapërceva avllinë për të parë nga dritarja nëse ai ishte aty. Dritarja ishte mbuluar me peshqir, që të mos dukej nga rruga dhe unë e largova peshqirin me një dërrase. Aty pashë që kishte varur një lak te dera e banjës dhe fillova të kem frikë se edhe dyert nuk po hapeshin”, tregoi dje 12-vjeçari. Më pas, i mituri tregon momentin kur ka kërkuar që të lajmërohej policia.
DYSHIMET PER RREMBIMIN
Pasi ka parë dyert e mbyllura, peshqirin në dritare dhe lakun e varur, si dhe shokët e Ardianit Prrenjasit që e kërkonin sepse nuk lidheshin dot me të në telefon, i mituri A.Drizi ka nisur të dyshojë se ai mund ta kishte rrëmbyer 10-vjeçarin. “Pasi ikën punëtorët dhe aty ishin të afërmit e 10-vjeçarit A. Cani, që unë e kam shok, unë fillova të dyshoj. Një shef policie, që e kishte njeri të vetin shokun tim, më pyet nëse unë e njihja dhe a e kisha shok të afërmin e tij. Unë i thashë që e njoh dhe e kam shok. Pastaj më pyeti nëse e njihja personin që po e kërkonin ata burrat që u larguan. I thashë qe e njihja dhe që quhej Ardian Prrenjasi dhe që ishte nga Korça. Unë kisha dyshime se 10-vjeçarin e kishte mbyllur ai aty brenda dhe e mbante në shtëpi, sepse asnjëherë tjetër nuk e kishte mbyllur derën nga brenda dhe të rrinte brenda në shtëpi e të mos shkonte në punë. Prandaj u thashë të afërmve të djalit që të lajmëronin Policinë”, tregon 12-vjeçari.
PER JULIAN ÇELEN
“Julianin e kam pasur shumë shok dhe jam mërzitur shumë kur ai humbi. Tani që Ardiani thotë që e ka vrarë, jam mërzitur edhe më shumë”, shprehet 12-vjeçari A. Drizi. Më pas, ai tregon se mban mend një moment kur Ardian Prrenjasi ishte interesuar për Julianin dhe e kishte pyetur nëse ishte gjetur apo jo. “Kur shikonte lajmet që flisnin për Julian Çelën, më dukej sikur trishtohej, por nuk fliste. Në një rast po shikonim bashkë televizor, ishte edhe mami im dhe gruaja e Ardianit dhe unë kur doli Juliani në televizor thashë: “Sa gjynah. E kam pasur shok”. Në atë moment, ai më pyeti nëse unë dija gjë a e kishin gjetur akoma Julianin apo jo dhe unë i thashë që nuk e kishin gjetur