e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nis shitja e biletave për Austri-Shqipëri, çmimi 24

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nis shitja e biletave për Austri-Shqipëri, çmimi 24

Ndeshja e parë testuese dhe përgatitore për Shqipërinë pas kualifikimit për në Europian është ajo me Austrinë.

kombetarjaSkuadra e De Biazit do të ketë mundësinë që të luajë kundër njërës prej përfaqësueseve që do të jetë pjesëmarrëse në Europian. Ditën e djeshme ka nisur edhe shitja e biletave. Për takimin që do të zhvillohet më 26 mars, një biletë kushton 24 euro.

Në faqen zyrtare të FSHF-së është bërë me dije edhe mundësia dhe mënyra që kanë tifozët shqiptarë për të rezervuar një biletë. Është opsioni "online" në të cilin çdokush mund të blejë një biletë të vlefshme në sektorët e rezervuar për tifozërinë mike në këtë takim. Kjo ndeshje miqësore do të luhet në stadiumin "Ernst Happel", në orën 17:30, në Austri. Kjo përfaqë- suese është në vendin e dhjetë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s.

Në vitet e fundit, ky ekip ka bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe ka afruar lojtarë që janë pjesë e kampionateve të rëndësishme europiane. Për finalet e Europianit "Francë 2016", Austria ndodhet në Grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë, kundërshtarja e Shqipërisë në fazën kualifikuese me të cilën kuqezinjtë e nisën pozitivisht duke fituar në "Aveiro" me një eurogol të Bekim Balajt.

Përveç këtij takimi, Shqipëria mund të ketë një tjetër miqësore në datën e dytë të lirë që ka në muajin mars. Bëhet fjalë për një ndeshje që mund të luhet për të inauguruar stadiumin "Loro Boriçi". FSHF është duke negociuar me Ukrainën dhe me Korenë e Jugut, njëra prej të cilave mund të jetë edhe skuadra e parë që do të shkelë në tapetin e rikonstruktuar të impiantit të ri.