e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nis gjyqi ne CAS, sot flasin serbet, neser shqiptaret

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nis gjyqi ne CAS, sot flasin serbet, neser shqiptaret

Nis “akti i fundit” i drejtësisë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) fillon seancën e parë dëgjimore ditën e sotme me palën serbe, e cila kërkon 3 pikët e ndeshjes apo ndoshta riluajtjen e saj, ndërkohë që nga nesër pala shqiptare do të fillojë ofensivën vendimtare për të fituar atë që na u mohua nga dy shkallët e drejtësisë sportive të UEFA-s, 3-pikëshit në tavolinë.

Vendimi i fundit i organit më të lartë të futbollit europian për t’i dhënë 3 pikët Rusisë për goditjen e portierit në ndeshjen me Malin e Zi, ka zhgënjyer ndjeshëm Shqiptarët, për përdorimin e dy standardeve.