e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fitojne Porto e Barca, Bajerni e PSG-ja 'Ko'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitojne Porto e Barca, Bajerni e PSG-ja 'Ko'

Janë mbyllur me rezultat të njëjtë dy takimet e mbrëmjes së sotme në fazën çerekfinaliste të Championsit, me Bajernit që humbet në transfertë me Porton dhe Barceolnën që fiton në Paris.

1-3 ka përfunduar takimi i luajtur në "Parc des Princes" mes Barcelonës dhe PSG-së së Laurent Blank.

Nejmar dhe Luis Suarez ishin lojtarët e mbrëmjes. Braziliani shënoi golin e parë falë një asistimi perfekt nga Lionel Mesi në minutën e 18-të të takimit.

Suarez ia bëri më të lehtë spanjollëve duke shënuar dy herë radhazi, në minutat 67 dhe 79. Edhe goli i vetëm për vendasit ishte një autogol i katalanast Zheremi Matje në minutën e 82-të.

Me këtë rezultat, skuadra e Luiz Henrikes është një hap larg kalimit në gjysmëfinale, megjithatë javën e ardhshme do të mësohet fituesi.

Në takimin tjetër, Bajerni i Pep Guardiolës ka zhgënjyer përballë një Portoje spektakolare që e pati shumë të lehtë të gjente rrjetën tre herë, dy herë me Rikardo Kuarezmën brenda 6 minutave (‘4 me penallti dhe ’10).

Në minutën 28-të Tiago Alkantara ngushtoi diferencën në 2-1 duke krijuar iluzione se gjithçka do të ndryshonte kjo edhe për shkak të përmirësimit të lojës së gjermanëve në minutat e fundit të pjesës së parë.

Edhe pjesa e dytë foli për vendasit, të cilët në minutën e 65-të shënuan edhe të tretin me Xhekson Martinez.

Një gol i shënuar në fushën kundërshtare i jep shpresë skuadrës së Guardiolës për një përmbysje në Gjermani, megjithëse shifrat favorizojnë Porton.

Takimet e kthimit do të luhen javën e ardhshme, më datë 21 dhe 22 prill.