e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nica nuk kthehet, Ndreu merr drejtimin e Laçi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nica nuk kthehet, Ndreu merr drejtimin e Laçi

Edhe pse pritej që dje trajneri Nica të rimerrte pozicionin në krye të stolit të Laçit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke konfirmuar largimin përfundimtar të tij nga stoli bardhezi.Ndreu ne pankine Kështu që pas Cungut, Nica bëhet trajneri i dytë i larguar nga kurbinasit në këtë sezon futbollistik. Në mungesë të tij, dje ekipi ka zhvilluar seancën stërvitore nën urdhrat e drejtorit teknik Ramadan Ndreu, i cili e ka kryer këtë rol edhe në të kaluarën.

Fillimisht krutani i njohur e ka drejtuar Laçin përgjatë edicionit të vitit 2007-2008, por edhe për një periudhë rreth trejavore gjatë fundit të vitit të shkuar në mungesë të trajnerit Cungu.

Stërvitja - Në seancën e djeshme stërvitore, Ndreu është mjaftuar me një minianalizë dhe, më pas, e ka nxjerrë skuadrën në fushë. Ai u tha paraprakisht lojtarëve se periudha e ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve miqësore të Kombëtares duhet shfrytëzuar në maksimum për të rregulluar disa mangësi që kohët e fundit janë vënë re te bardhezinjtë.

"Për ne, ndërprerja e aktiviteteve sportive për dy javë ka ardhur në momentin e duhur. Derisa klubi të dalë me një vendim, seancat stërvitore do t'i zhvillojmë bashkë, ndaj dua nga të gjithë që të jeni të vëmendshëm dhe aktivë. Kemi zhvilluar një fazë të tretë jashtë çdo parashikimi. Nuk na falet situata në të cilën gjendemi", i tha Ndreu futbollistëve.